Parandalimi i dhunes ne familje

Shqipëria nënshkruan Konventën e Këshillit të Evropës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, dokument ligjor që përcakton një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje të të drejtave të grave.
Në emër të qeverisë shqiptare, Konventa u nënshkrua nga Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ndërsa nga Këshilli i Evropës dokumenti u firmos nga zv/Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Maud de Boer-Buquiçhio, një aktiviste e njohur e të drejtave të njeriut dhe promovuese e barazisë gjinore.
Gjatë takimit me Zv/Sekretaren e Këshillit të Evropës, ministri Ksera deklaroi se “qeveria shqiptare është e angazhuar për t’iu bashkuar vendeve europiane në parandalimin dhe eleminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe se Shqipëria po rishikon legjislacionin penal me qëllim ashpërsimin e dënimeve për dhunuesit”.
Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z. Spiro Ksera konfirmoi se “Konventa e Këshillit të Evropës “ Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar”.
Nga ana e saj Zv. Sekretarja e Këshillit të Evropës, znj. Maud de Boer-Buquiçhio, përshëndeti angazhimin e qeverisë shqiptare për t’u bërë pjesë e lëvizjeve në mbrojtje të të drejtave të grave.