Grupi Parlamentar i PS-së përjashton Kastriot Islamin
Tiranë- Deputeti socialist Kastriot Islami u përjashtua sot nga grupi parlamentar i PS-së. Ky vendim u mor nga grupi i Partisë Socialiste gjatë mbledhjes së sotme të saj, e cila u zhvillua pa praninë e mediave.
Mesohet se katër deputetë socialist kanë votuar kundër përjashtimit të Islamit, dhe dy të tjerë kanë abstenuar.
Gjatë një prononcimi për mediat, Islami deklaroi se kjo ngjarje nuk ndodh në vendet demokratike.
Më ka vënë në dijeni Taulant Balla që më thotë se është diskutuar dhe është vendosur që kjo dhe të gjitha mbledhjet si kjo, do të bëhen me dyer të mbyllura. Kjo është ngjarje shumë speciale, e rrallë për politikën shqiptare, e pamundur për politikën e vendeve demokratike. Unë nuk e konsumoj qëndrimin tim në një sallë të mbyllur- tha Islami.
Përjashtimi i Kastriot Islamit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste pritej të diskutohet sot.
Bëhet me dije se deputetët socialistë u njoftuan se sot do të bëhej edhe një propozim konkret për të përjashtuar nga grupi i PS-së deputetin Islami. Pasi sipas Partisë Socialiste, Islami nuk mori pjesë në votimin e Bujar Leskajt për kreun e KLSH-së gjatë senacës plenare të asaj dite.
Ditën e premte, kreu i socialistëve Rama në mbledhjen e parë të kryesisë kërkoi zbatimin e statutit për të gjithë ata që shkelin vendimet politike të grupit parlamentar, çka nënkuptoi edhe përjashtimin e Islamit.
Shkrime të tjera me interes:
- PS: Të përjashtohet Islami, Rudina Seseri të dorëzojë mandatin Tirane – Zhvillime të papritura në gjirin e Partisë Socialiste....
- Përjashtimi i Islamit nga PS-ja, Meta: S’dua ta besoj Tiranë- Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka deklaruar se nuk...
- Përjashtimi, Islami: S’jam njoftuar zyrtarisht Tiranë- Depupeti socialist, Kastriot Islami ka deklaruar se s’ka asnjë...