E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Cerrikut gjykata jep vendimin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë tre burgime të përjetshme për bandën e Cërrikut. Trupi gjykues ka dënuar me burg për jetë Meti Bozin, Arjan Tosken dhe Roland Sota Xhepexhiu, të cilët do të vuajnë dënimin në burg të sigurisë së lartë. Ndërsa për Llazar Bicjan trupi gjykues ka vendosur dënimin me 22 vite burg, për Skënder Canin 21 vite burg, për Tomorr Buzanin 23 vite burg. Entel Gashin dhe Alban Toskën gjykata i dënoi me nga 22 vite burg. Për të penduarin e bandës gjykata ka vendosur dënimin e tij me 8 vite burg. 9 anëtarët e Bandës së Cërrikut akuzohen për vrasjen e 6 punonjësve të gardës dhe 16 punonjësve të policisë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1997 në Cërrik. Nga hetimet ka rezultuar se në datën 22 maj 1997 është sulmuar me armë zjarri Posta e Policisë së qytetit Cërrik dhe janë larguar me forcë punonjësit e policisë.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›