E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina përplas nënë e bir, vdes vogëlushi 5-vjecar

TIRANË- Një 5-vjecar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në zonën periferike të Kombinatit, në kryeqytet.

Vogëlushi mësohet të ketë qenë duke kaluar rrugën me të ëmën në momentin që është përlasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Përplasja ka qenë fatale për vogëlushin 5-vjecar, i cili ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë  nëna e tij, Anduena Hoxha 35-vjece ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe fraktura në trup.

E plagosura është dërguar menjëherë në spitalin e Tiranës, ku po merr mjekimet e nevojshme. Sipas mjekëve gjëndja e saj është kritike .

Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim drejtuesin e automjetit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›