E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti Luarasi, takohen ish të diplomuarit

TIRANË- Studentët e diplomuar në vite, pranë Fakultetit Luarasi janë bashkuar për të ndarë me njëri-tjetrin eksperiencat e profesionale në sektorin publik dhe privat ku punojnë.

“Për të konsoliduar tashmë një praktikë të re të Universitetit Luarasi, atë të organizimit të ish studentëve. Kjo ka qenë një ide e përpunuar prej nesh. Një përvojë që ne e këmi gjetur tek Universitetet e huaja dhe që më së fundi erdhi dita që ta realizojmë tek ne”,- u shpreh dekani Aleks Luarasi.

“Aktualisht unë punoj në Bankën e Shqipërisë, në Departamentin Juridik. Një gjë që duhet vlerësuar tek Fakulteti Luarasi është serioziteti dhe stafi akademik që përbën këtë Fakultet”,- nënvizoi ish e diplomuara Nada Topi.

“Aktualisht punoj në Bashkinë e qytetit Elbasan, në inspektoriatin ndërtimor, në profilin Juriste. Falë diplomës që pata marrë në Universitetin Luarasi arrita të punësohem në një institucion mjaft të rëndësishëm”,- theksoi ish e diplomuara Aida Saraçi.

Gjithashtu, nëpërmjet këtij grupimi, synohet që të gjithë të diplomuarit e Universitetit Luarasi të shkëmbejnë informacione mes tyre përme takimeve dhe forumeve on-line
(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Universiteti Luarasi, takohen ish të diplomuarit, ndajnë ekperiencat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›