E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati, qendrime te ndryshme Rama-Berisha

Drejtuesit me te larte te politikes bene dje homazhe per nder te te ish-shefit te Komisariatit nr.6 te Policise se Tiranes, Komisar Dritan Lamaj. Kryeministri Sali Berisha, u shpreh se institucionet shteterore do te bejne gjithcka per zbardhjen e ngjarjes. Nderkohe kreu i PS-se, Edi Rama, e cilesoi vrasjen e komisarit si nje tjeter ngjarje te rende qe tregon pafuqine e institucioneve.

Berisha: Akti barbar do te marre ndeshkimin ligjor

Pas homazheve ne mjediset e Shtepise Qendrore te Ushtrise, Kryeministri Berisha shprehu dhimbjen per humbjen e Komisar Dritan Lamaj, duke shtuar se autoret e ketij akti barbar do te marrin ndeshkimin e merituar. “Erdha per te shprehur ngushellimet me te sinqerta, nderimin tim me te madh per renien ne detyre te komisarit Dritan Lamaj, njerin nga oficeret, komisaret e shquar te Policise se Shtetit shqiptar. Ky akt kriminal, ky akt barbar do te marre te gjithe ndeshkimin e merituar ligjor. Qeveria do te mobilizoje cdo burim, cdo mundesi qe autoret e ketij akti te shemtuar te perballen me drejtesine dhe te gjithe rreptesine e ligjit shqiptar”, - u shpreh Berisha. Kryeministri shtoi se qeveria do te mbeshtese forcat e rendit ne perballimin e sfidave. “Edhe nje here shpreh mbeshtetjen e plote te qeverise per forcat e rendit publik. I garantoj qytetaret, se krimi nuk do te mundet kurre te mposht, vullnetin e tyre per te bere ligjin ne te kater anet e ketij vendi. Ngushellimet me te thella familjes, miqve, te afermve, por edhe te gjithe efektivit te Policise se Shtetit”, - tha kreu i qeverise.

Rama: Policia eshte e braktisur, e tradhetuar

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, e cilesoi dje vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, si nje tjeter deshmi te deshtimit te shtetit per te mbrojtur jeten e qytetareve dhe te vet punonjesve te policise. Ne prononcimin e dhene per mediat, pas homazheve te zhvilluara ne nder komisarit, Rama u shpreh se policia eshte e shitur dhe e tradhtuar. “Policia eshte e braktisur eshte e tradhtuar, policia po rrenohet dita dites dhe perkushtimi dhe heroizmi i gjithe atyre shqiptareve te ndershem qe me uniformen e policit bejne gjithcka munden per t’i sherbyer shtetit dhe per t’i sherbyer qytetareve, eshte i pamjaftueshem ne rast se nuk mbeshtetet nga nje qeveri dhe nga nje shtet qe eshte i vetedijshem per cka duhet te beje dhe qe respekton Kushtetuten, ligjin, lirite dhe te drejtat e qytetareve”, - u shpreh kreu i PS-se. Ne fjalen e tij, Rama u eshte pergjigjur dhe akuzave per perdorimin politik qe u behen ngjarjeve te tilla. “Jemi ne nje gjendje te patolerueshme, jemi ne nje gjendje qe ka pergjegjesi, ka fajtore dhe atyre qe guxojne e thone se opozita perdor politikisht keto vrasje ne u themi, se eshte pushteti dhe politika e deshtuar e pushtetit, pergjegjesja kryesore per te gjitha keto qe ndodhin, per te gjithe kete kriminalitet dhe per te gjitha keto vrasje”, - tha kreu i PS-se, Edi Rama.

Kush ishte Dritan Lamaj

Kryekomisari Dritan Lama, i datelindjes 15.04.1972, me arsim te larte, ishte i martuar dhe kishte nje femije, vajze. Kryekomisar Dritan Lama eshte titulluar oficer policie dhe pranuar ne strukturat e Policise se Shtetit, ne vitin 1995 ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster. Ai ka sherbyer ne strukturat e Policise se Shtetit nga viti 1995 deri ne vitin 2013. Gjate kesaj periudhe ka kryer detyra te ndryshme ne strukturat e policise se Komisariateve te Policise Gjirokaster, Vlore dhe ne Komisariatet e Policise Tirane. Nga 01.11. 2012, ka kryer detyren e specialistit, ne Departamentin per Sigurine Publike ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Kryekomisar Dritan Lamaj, duke sherbyer per nje kohe te gjate ne radhet e Policise se Shtetit, ka marre pjese ne shume operacione per vendosjen e rendit dhe sigurise publike, ne parandalimin dhe zbulimin e krimit, eshte dalluar per marredhenie te mira me koleget, eproret dhe komunitetin, si dhe shprehte nje impenjim dhe interesim te madh per permbushjen e detyres se ngarkuar. Me daten 24.02.2013 humbi jeten per shkak te detyres.

Ministri Noka vizite ne familjen Lamaj

Ministri i Brendshem, Flamur Noka, vizitoi dje familjen e ish-shefit te komisariatit nr. 6, Dritan Lama, i cili u ekzekutua mbremjen e djeshme ne afersi te baneses. “Nje humbje te rende per familjen, por edhe per organizaten e policise”, - u shpreh ministri Noka. Ai siguroi familjaret se “Qeveria ndodhet prane jush per te lehtesuar sadopak dhimbjen”. Noka nenvizoi se, “kriminelet do te perballen me gjithe forcen e ligjit. Policia dhe efektivet jane te vendosur per te goditur krimin”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›