E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama, skenar per te mos njohur zgjedhjet Eva Gjura

Kryetari i opozites Edi Rama po pergatit me vendosmeri skenarin e vitit 2009, per ti thene perendimit se nuk do te njohe zgjedhjet. Keshtu eshte shprehur dje kryeministri Berisha gjate fjales se tij ne mbledhjen e grupit parlamentare te PD-se, i cili ka theksuar se pavaresisht skenareve dhe qendrimeve te opozites, qeveria eshte e angazhuar dhe do te realizoje nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem. “Une jam ketu per t’i thene nje mije here; bej c’te duash dhe kurre mos e njih kete rezultat. Zgjedhjet do te jene te lira dhe te ndershme dhe ti, ne menyren me absolute, do te anashkalohesh nepermjet referendumeve dhe nuk do te kesh me kurre tager te bllokosh procesin e integrimit”, eshte shprehur Berisha. Me tej kryeministri ka theksuar se, ky qendrim i Rames vjen pasi ai eshte politikani rekordmen qe i jane shenuar njera pas tjetres humbjet dhe eshte politikan shume i mire per te qendruar perfundimisht ne opozite. “Ajo qe eshte e sigurt, zoti Rama e di, qe ne zgjedhje ka te garantuar humbjen. Kjo jo vetem per faktin se ne teresine e tij ky ka ne biografine politike, jo ne ate biologjike, numrin e disfatave me te medha, te rreshtuara njera pas tjetres, se cdo politikan tjeter ne Evrope. Ky e di qe eshte nje politikan - sic do t’ i thoshte nje diplomat i shquar, shume shume i mire, - per te qendruar perfundimisht ne opozite dhe ai e di kete”, eshte shprehur Berisha. Me tej kryeministri ka theksuar faktin, se kryetari i opozites do te ndeshkohet nga qytetaret shqiptare me 23 qershor, pasi ata nuk mund t’ia falin pucin, qe Rama organizoi per marrjen e pushtetit dhe e ndeshkuan ate ne zgjedhjet e 8 majit, ne menyren me te merituar. “E dine qe shqiptaret, te perkushtuar per vlerat e demokracise, nuk mund te shohin ne krye te tyre aventuriere te etur per pushtet, qe mendonin se edhe me zjarr do te mund te vinin ne krye te vendit. Z.Rama ka nje frike te madhe nga vota, ka nje frike te paimagjinueshme, ndaj dhe po pergatit vjeshten e tij, qe ne fakt, do te jete dimri me i thelle qe ai ka perjetuar. Ju e keni degjuar teksa ai thote “perendimi nuk kerkon njohje rezultati”, u shpreh kreu i mazhorances. Duke u ndalur ne konventen e socialisteve, Berisha u shpreh se, Rama ne konventen e tij dekapitoi de facto Parine Socialiste dhe i vuri asaj ate koke qe ka kohe qe e drejton dhe e sundon, i vuri asaj 99-shat, nje grusht me te ngushte neobllokmenesh. “Ju e pate se kush e paraqiti programin e Nastradinit. Ilir Beqja, nje neobllokmen qe ka meriten e vecante se ka ndare parate e tendereve publike me baxhanakun e kryetarit. Pastaj ishin Mjaft-i dhe 99-shat, te cilet moren frenat e partise, mund te themi, 70 vjecare. Une prisja qe t’i ndryshonte edhe emrin. Dhe mos u cudisni qe shume shpejti t’i nderroje edhe emrin. Keshtu qe largoi te gjithe eksponentet e PS, sepse, sipas tij, e turperojne ate parti. Nderkohe qe e nderon Erjon Veliaj, per meriten e vetme se ndertoi vilat me parate e Mjaft-it dhe vodhi kompjuterin e financave per te zhdukur gjurmet”, tha Berisha.

Vota

Shqiptaret, te perkushtuar per vlerat e demokracise, nuk mund te shohin ne krye te tyre aventuriere te etur per pushtet, qe mendonin se edhe me zjarr do te mund te vinin ne krye te vendit. Z.Rama ka nje frike te madhe nga vota, ka nje frike te paimagjinueshme, ndaj dhe po pergatit vjeshten e tij, qe ne fakt, do te jete dimri me i thelle qe ai ka perjetuar. Ju e keni degjuar teksa ai thote “perendimi nuk kerkon njohje rezultati”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›