E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorja çeke: Pas MSA, reforma

 

Në ditën e hyrjes në fuqi të MSA Shqipëri- BE, Ambasadorja Çeke, Marketa Fialkova përgëzon vendin tonë për ecurinë e deritanishme. Çekia është vendi që mban presidencën e radhës në BE. Diplomatja çeke, në një deklaratë për median, shprehu besimin për ecurinë e mëtejshme të reformave që do e afrojnë Shqipërinë me Evropën. Ajo shprehu besimin se "Shqipëria do t'ia dalë të ecë fortë me reformat deri në anëtarësimin e plotë". "Përgëzoj Shqipërinë për këtë ditë të shënuar. Hyrja në fuqi e MSA-së për Shqipërinë është një ditë e madhe ndaj dhe Presidenca Çeke ju përgëzon për këtë. Unë besoj se vendi juaj do të ecë përpara me reformat. Gjatë një viti e gjysmë këtu kam vënë re një dinamizëm të ndryshimeve, reformave nga ana e Shqipërisë dhe për këtë ju adhuroj. Jam bindur gjithashtu se sido që të shkojnë zgjedhjet këto reforma do të shkojnë përpara" - tha Fialkova.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›