E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, opozita kërkon zgjedhje komunash në tetor

 

Përfaqësues të partive opozitare në Prishtinë kanë kërkuar që zgjedhjet e ardhshme komunale të caktohen për muajin tetor, pasi sipas tyre, nëntori shihet si muaj kur mund të mbajë mot i lig dhe si i tillë të ndikojë në procesin e votimeve. Kërkesa për këtë i është bërë presidentit Fatmir Sejdiu, për të nisur përgatitjet për caktimin e datës së zgjedhjeve në nivelin lokal. Liderë dhe përfaqësues opozitarë thonë se nuk pajtohen me pozitën që zgjedhjet të mbahen në nëntor, për shkak se atë muaj mund të mbajë moti i lig dhe kërkojnë që zgjedhjet të mbahen në tetor. Sipas REL, nga zyra e presidentit, sërish është konfirmuar se muaji nëntor si koha më optimale për përcaktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve komunale. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar presidentin Sejdiu që t’i fillojë përgatitjet dhe të caktojë datën e zgjedhjeve. Zgjedhjet e ardhshme komunale pritet të jenë të parat në Kosovën e pavarur, por zgjedhjet parlamentare, me gjithë kërkesën e opozitës që ato të mbahen sivjet, nga institucionet më të larta janë paralajmëruar se do të mbahen në vitin 2011.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›