E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në shtëpinë e ushtarit të UÇK: Luftoi për Kosovën e lirë

 

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar edhe nga nënkryetari i saj, Sabit Brokaj dhe nga anëtari i Kryesisë, deputeti Spartak Braho, zhvilloi dje një vizitë në familjen e dëshmorit Indrit Cara, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës. Në dhjetëvjetorin  e humbjes së jetës së “Ushtar Kavajës”, Meta u shpreh se vizitonte familjen Cara për t’i shprehur familjarëve të Indrit mirënjohjen dhe respektin për veprën e djalit të tyre, i cili la Londrën ku jetonte, për të dhënë jetën për një Kosovë të lirë. “Humbja e djalit tuaj sigurisht që është një humbje e madhe për familjen dhe të afërmit tuaj, por njëkohësisht u shpreh Meta, është dhe një krenari besoj, sepse ai humbi jetën duke luftuar për lirinë e vëllezërve të tij dhe tanëve”. “Ne shohim sot se kjo sakrificë sublime nuk ka shkuar dëm, sepse sot Kosova është e lirë, është shtet i pavarur dhe që sot Shqipëria dhe Kosova po afrohen gjithnjë dhe më shumë drejt bashkimit”, u shpreh ai. Më pas duke folur për heroizmin e “Ushtar Kavajës”, Meta u shpreh se, Ilir Cara është një figurë që nderohet dhe respektohet si në Shqipëri dhe në Kosovë për shkak të kësaj sakrifice, dhe besoj se për këtë ai duhet t’ju bëjë gjithnjë krenar për atë histori që ka shkruar me gjakun e tij. Sipas Metës, ky është një rast që tregon se edhe shqiptarët kudo ku ishin, dhanë kontributin e tyre, derdhën gjakun për atë liri aq të shtrenjtë dhe kjo nderon gjithë popullin e Kavajës dhe gjithë popullin e Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›