Ambasadorja ceke nga Gjirokastra Mbeshtesim integrimin e Shqiperise
Ambasadorja çeke Bronislava Tomasova ka vizituar për herë të pare qytetin e Gjirokastrës, ku është pritur fillimisht nga kreu i bashkisë Gjirokastër, Flamur Bime e më pas nga prefektja Mimoza Çomo. Sipas ambasadores me kryetarin Bime u diskutuan shumë çështje bashkëpunimi jo vetëm ekonomik, por edhe kulturor. Kreu i bashkisë së Gjirokastrës ka kërkuar mbështetje nga ambasadorja edhe për përfitime të qytetit të gurtë nga fondet e Bashkimit Europian.
Çekia do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së- është shprehur ambasadorja përballë medias. Sipas saj një pike e rëndësishme për t’u plotësuar është edhe heqja e imunitetit.
“Shqipëria duhet të plotësojë të gjitha kriteret që BE i ka kërkuar Shqipërisë,dihet mjaft mirë që është një rrugë e vështirë për të shkuar drejt BE-së”-është shprehur ambasadorja duke pasur parasysh faktin që dhe Çekia e ka pasur të vështirë hyrjen drejt BE-së,ndaj duhet përkushtim i madh.