E Diel, 1 Nëntor 2026

Paloka PD politike tolerante me PS-ne per reformen zgjedhore

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka deklaruar se forca më e madhe politike e mazhorancës ka toleruar maksimalisht socialistët në kërkesat e tyre, me qëllim arritjen e konsensusit për reformën zgjedhore. Në një intervistë dhënë për ABC NEËS, Paloka sqaroi edhe ndryshimet mbi riformatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, ishin një ndër 12 kriteret që Bashkimi Europian i kishte vendosur polikës shqiptare për marrjen e statusit të vendit kandidat. Por, përveç kësaj reforma, heqja e imunitetit për zyrtarët e larët është një tjetër kriter i rëndësishëm, të cilin sipas Palokës, kryesocialisti Rama po tenton ta zvarrisë.

Pavarësisht qëndrimeve të opozitës, ligjvënësi demokrat, shprehet optimist se Shqipëria do të mund ta marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›