E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Pas festimeve politika duhet ti rikthehet dialogut

Presidenti e cileson heqjen e vizave si ngjarjen e trete me te madhe te kombit

Presidenti Bamir Topi ne nje interviste per Top Channel deklaroi dje se heqja e barrierave te vizave eshte ngjarja e trete e rendesishme per kombin shqiptar pas pavaresise dhe rrezimit te komunizmit. Por ndonese e ka quajtur ate te djeshmen nje dite feste Presidenti ka theksuar se kjo ngjarje duhet tu jape partive politike me shume shanse per dialog dhe mirekuptim. Po keshtu Topi thekson se partite politike duhet te jene nje shembull per qytetaret ne menyre qe edhe ata te respektojne limitimet qe sjell ky proces i shumepritur.

Cili eshte komenti dhe ndjesia juaj e pare ne lidhje me kete proces kaq te rendesishem dhe kaq te pritur nga shqiptaret

Besoj se publikisht e them ketu ne televizionin tuaj por do jete edhe pjese e nje mesazhi per publikun qe per mua personalisht dhe per shume te tjere eshte ngjarja e trete historike ne historine e kombit shqiptar se pari pavaresia e Shqiperise se dyti rrezimi i komunizmit dhe se treti rrezimi i mureve. Besoj se eshte nje moment i jashtezakonshem i shumepritur dhe me te drejte cdo shqiptar sot ka te drejte te festoje e ta gezoje. Une besoj qe pavaresisht nga elemente te tjera te diskutimeve sot ky eshte dominanti per Shqiperine dhe shqiptaret. Duhet te flasim besoj vetem per kete dhe ta gezojme kete eveniment te jashtezakonshem qe eshte dhe do te mbetet i memorizuar ne historine e kombit.

Por kemi edhe te nesermen e cila duket se do te na rezervoje disa kritika zoti President ne lidhje me progres-raportin e Bashkimit Europian. Cfare duhet te beje ne fakt politika shqiptare Kemi vetem te para disa diteve takimin e delegacionit te Parlamentit Europian i cili shprehu zhgenjim ne fakt me ate qe po ndodh ne Shqiperi.

Une jam pjese e pandare e prononcimeve te perfaqesuesve te institucioneve dhe patjeter ne mesazhet e mia kam lene te kuptohet qe ne duhet te punojme akoma me shume. Por me lejoni ta ritheksoj qe cdo dite ka gezimin e vet dhe ky gezim i sotem natyrisht merr dhe simptomat e euforise. Ju me te drejte thoni qe ka nje dite tjeter neser. Nuk do te kete vetem nje dite por do te kete shume dite te cilat duhet te na bejne te mendojme me shume te punojme me shume te rrisim kohezionin me shume. Eumlshte e vertete qe ne po shkojme ne familjen europiane se pari nepermjet nje lirie te levizjes se njerezve por detyrimet per institucionet per politiken shqiptare per shoqerine shqiptare vazhdojne. Fatmiresisht une mendoj se kemi per te diskutuar kemi per te dialoguar kemi per te punuar kemi per te dhene produkt. Gjerat nuk jepen nje here e pergjithmone ne menyre statike. Jeta e institucioneve te Shqiperise eshte dinamike.

Do te doja tju pyesja se cili eshte mesazhi juaj per politiken shqiptare ne kete dite gezimi

Mesazhi eshte pikerisht ai qe une jap ne radhe te pare per qytetarin sepse edhe politika edhe partite politike jane ekstrakte te mendimit qytetar. Keshtu qe kur une jap nje mesazh per qytetaret natyrisht qe kam dhene mesazh edhe per partite politike. Besoj se dita e sotme duhet te jape mundesine qe te rrise me shume sensin e mirekuptimit te dialogut. Se paku dita e sotme duhet te jete nje dite feste. Neser rifillon serish debati politik qe eshte detyre e partive politike. Do te jepen mesazhe patjeter ne vazhdimesi edhe nga perfaqesuesit e institucioneve por deshiroj te mos jem inflacionist ne kerkesen time qe lereni diten e sotme ky eshte apeli im per te gjithe te jete nje dite gezimi nje dite feste dhe pastaj jeta do te vazhdoje ne menyre normale. Apeli im eshte ky partite politike institucionet duhet te japin nje shembull ne menyre qe edhe qytetaret ta respektojne kete vendim te vendeve te Bashkimit Europian sepse vertet jepet mundesia per te levizur por besoj se nuk jemi i vetmi vend qe kemi kete eksperience. Vendet e tjera e kane pasur perpara nesh. Serioziteti korrektesia per ta shfrytezuar kete akses per te hyre ne Bashkimin Europian do i jape me shume premisa Shqiperise per te marre me shume pike edhe per statusin e integrimit ne Bashkimin Europian. Pra gjerat po ndertohen hap pas hapi. Ky eshte detyrimi i partive politike i institucioneve...

Marre me shkurtime nga Top Channel

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›