Kukës, plagoset me armë sekretari i Këshillit të Komunës Gjinaj
KUKES - Plagoset me armë zjarri sekretari i Këshillit të Komunës Gjinaj në Kukës. Policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit, kur Naim Bytyçi është qëlluar me armë zjarri ndërsa ishte duke ecur në rrugë.
Si pasojë e të shtënave, Bytyçi ka mbetur i plagosur në kokë dhe ndodhet në spitalin rajonal të Kukësit, në rrezik për jetën.
Ndërkohë policia bëri të mundur arrestimin e autorit, Qamil Kastrati, vetëm pak orë pas ngjarjes. Ai u kap në banesën e tij, 10 km larg Kukësit. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa vazhdojnë hetimet.
Dy ditë më parë u plagos me armë zjarri kryetari i Komunës Baldushk Elmi Allmuça. Policia arrestoi 32-vjeçarin Altin Shabani, i cili është i dyshuari kryesor për ngjarjen. Policia dyshon se shkak i ngjarjes ka qenë shkarkimi nga puna i 32-vjeçarit, Shabani, vetëm disa ditë më parë. Kryekomunari Allmuça, ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Prangoset 32-vjeçari, dyshohet për plagosjen e kryekomunarit të Baldushkut Plagoset në burg me mjete të forta kryekomunari, Kleves Muja