Korçë, pedagogia akuzohet për korrupsion, merrte para në këmbim të provimeve
KORCE - Ndjekje penale për pedagogen e Fakultetit të Infermierisë në universitetin “Fan Noli” në Korçë, e cila akuzohet për korrupsion pasiv.
Pedagogia, e cila me parë mbante dhe postin e ish-dekanes, Elda Nuni do të përballet me drejtësinë, pasi dyshohet se u merrte para studentëve në këmbim të provimeve.
Ndërkaq policia ka zbardhur paraprakisht skemën e veprimit, sipas se cilës, studentet i dërgonin në shtëpi zarfet me para, të cilat terhiqeshin nga nëna e pedagoges.
Mësohet se gjatë kontrollit në banesë, 45-vjecares i janë gjetur dhe disa zarfe me para, shuma e të cilave në total arrinte në 46 mijë lekë të reja. Ndërkohe ka nisur procedimi penal edhe për nënën e pedagoges, Elvira Nuni.
(er.nu/news24/BalkanWeb)