Rikonstruksioni i rrugës, banorët akuza firmës: Ka devijuar projektin
TIRANE - Banorët e rrugës “Preng Jakova”, pranë fushës së aviacionit vijojnë konfliktin me firmën ndërtuese të rrugës. Sipas banorëve, firma është shkaktare për devijimin që i ka bërë projektit fillestar të rrugës, duke favorizuar disa familje në dëm të disa familjeve të tjera.
Konflikti rrezikon të marrë përmasa të rrezikshme, duke vënë përballë familjet me njëra-tjetrën. Një prej banorëve tregon se ka patur edhe përplasje fizike dhe persona të shoqëruar në polici.
Edhe me herët banorët kanë denoncuar punimet e firmës ndërtuese, ndërsa kanë pritur nga bashkia që kjo e fundit të ndërhyjë me kompetencën e plotë që i jep ligji.
Nga ana tjetër drejtuesi i punimeve nuk ka pranuar të prononcohet, ndërsa jashtë mikrofonit është shprehur se firma po punon në përputhje me projektin.
Po sot, banorët kanë zhvilluar edhe një proteste para Bashkisë së Tiranës.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rikonstruksioni i rrugës “Preng Jakova”, banorët akuza firmës: Ka devijuar projektin