Kurti: Kosova shpëton nëse Thaçi shkon në burg
PRISHTINE – Deputeti i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti sot në Kuvend se Kosova shpëton vetëm nëse kryeministri Hashim Thaçi shkon në burg.
Në debatin për Projektligjin për amnisti, Kurti tha se “derisa Thaçi të jetë i lirë Kosova vetëm sa do të fundoset”.
Kurti deklaroi se Thaçi mund të dorëzohet në EULEX, ose në Prokurorinë e Kosovës dhe të rrëfehet se çfarë ka bërë.
Sipas Kurtit, tërë këto ‘pazare’ po bëhen që Thaçi t’i ikë burgut.
Ai tha se dëshmorët e patën sakrifikuar vetën për Kosovën, ndërsa Thaçi po sakrifikon Kosovën për vete.
(er.nu/tg/BalkanWeb)