E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja gjermane përgënjeshtron Berishën: KFW ka vepruar me ndershmëri dhe korrektësi

Share

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Muller Holtkemper, ka reaguar në lidhje me akuzat e kryeministri Berisha dhe ministrit Ridvan Bode, ndaj bankës gjermane KFW, e cila sipas tyre ka favorizuar korrupsionin për linjën e interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri.

Nuk mund të japim informacione për tenderat që janë në vazhdimësi e sipër. Për ne ky tender është ende në zhvillim. Por, KFW ka punuar me transparencë dhe ka qenë e hapur dhe ka punuar në mënyrë korrekte”, është shprehur ambasadorja gjermane gjatë ceremonisë së 12 vjetorit të institutit Gëte.

Akuzat e Berishës ndaj bankës gjermane, e cila financon projektin, u bënë pas zbulimit të gazetës Zëri, e cila nxori në pah se projekti i linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri është bllokuar nga Shkëlzen Berisha dhe Damir Fazlliç për interesa të serbëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›