E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ti pastro e unë bëj pis, se ke ditën e pastërtisë

Share

Fëmijët janë detyruar sot nga shkollat që të dalin për të bërë një pastrim në mes të shiut. Qeveria angazhohet se do pastrojë 25 mijë ton plehra, ndërkohë që para dy ditësh vendosi të fusë në Shqipëri 7 mijë ton mbeturina, me një VKM

Adriatiku ne gjendje te mjeruar

Ndërkohë që mediat e huaja janë mbushur me fotot e bregdetit Adriatik, të mbytur me plehra, madje edhe kimike, Shqipëria sot ka ditën e pastrimit. Kryeministri Sali Berisha e pati shpallur këtë nisëm disa javë më parë. Nuk është vetëm Shqipëria që është angazhuar për të pastruar vetveten këtë fundjavë. Janë një seri vendesh. Angazhimi i Shqipërisë është ky: Të mblidhen 25 mijë ton plehra. Sipas qeverisë, rreth 75 mijë vullnetarë pritet të bashkohen me këtë operacion pastrimi. Që të kuptohemi, nuk janë vullnetarë, janë fëmijë shkollash që janë detyruar të dalin sot në mes të shiut. Grupe fëmijësh të lagur po plotësojnë sot një tekë të Berishës, në këtë ditë të ngjashme me ditët e dimrit. Por ndërsa sot Berisha do bëjë sikur pastron Shqipërinë, dy ditë më parë ai mori një vendim në qeveri për të futur në Shqipëri plot 7 mijë ton mbetje.

Sasia e mbetjeve metalike të aluminit dhe të bakrit, që importohet  sipas kodeve të referuara në pikën 1, të këtij vendimi, është 7 000 (shtatë mijë) tonë. Mbetjet importohen nga Italia, Mali i Zi dhe Kosova. Transporti bëhet në rrugë tokësore, duke plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve, si dhe kërkesat e kreut II, të vendimit nr.806, datë 4.12.2003, të Këshillit të Ministrave, Për miratimin e rregullave dhe të procedurave për importimin e mbetjeve, për përpunimin dhe riciklimin, thuhet në vendimin e qeverisë.

Kjo do u kujtojë fëmijëve atë teatrin e dikurshëm me kukulla dhe shprehjen e famshme: Ti pastro e unë bëj pis, se ke radhën e pastërtisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›