E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnje qytet per mua - Filozofia e historise sime

Idolo Hoxhvogli
I
E imja eshte nje histori qe nuk kam jetuar. Eshte historia e nje copeze te botes dhe e qiellit te saj me re te pabesa qe e mbulon. Tej ne brendesi fsheh nje ashpersi thuajse te ndrojtur, me ketej nje det pak te rrahur nga peshkataret. Ne shekuj ka njohur udhetare me veshje nga me te ndryshmet, por me buzeqeshjen gjithmone dinake te atij qe nuk di c'eshte kripa ne plage. Dhembe te zverdhur gjellesh, mbi koke floke te ndotur me erena vitesh te jetuara. Mbart mbi vete nje gjuhe qe nuk kam folur kurre. Mes zerave te botes, i imi nuk ka nje Truall te vetin. Zoti jo gjithmone jep nje origjine. Mes melodish te padegjuara, e imja eshte e heshtur. Vegimi i nje ylli nuk i ka dhuruar nje instrument, qofte edhe te perdorur. Endesja as edhe nje fill per te endur pelhuren ne vegje. Donja te te flisja mbi veten time. Pa zbukurime, sikunder fjalet dine te rrefejne, por per te verteta qe dhe vete fjalet nuk mund te shprehin: sendet, meditimi qe i jep shpirt personalitetit, ku ne fund te fundit gjejne arsye dhe themel bemat, fjalet, levizjet dhe aftesia vezhguese e individit. Nuk mund ta njohesh Token prej nga vij e qe se largu mundohet te me shtrije doren, nuk mund ta njohesh me shume nga sa perceptimi dhe veshtrimi e prekin paksà, por pa e rrokur, duke krijuar keshtu nje ide te pamedituar, pra te ceket dhe te rreme kundrejt cdo hamendjeje te mundshme tenden. Nje Toke e vetmise, e dhunes, jashte mureve shtepiake.
Te jesh i huaj. Te jesh percaktuar si i ndryshem ne thelb eshte dhune: psikologjike, sepse fyen ndjeshmerine e individit, shformon negativisht kthjelltesine e tij, shperfytyron nje atmosfere jetedhenese; fizike, sepse percaktimit "i ndryshem" i pergjigjet largimi trupesor nga "i ndryshmi". Largimi trupesor qe shfaqet si dhune fizike, mund te sendertohet ne formen e heshtur e shurdhuese te mosperfilljes, apo si nje zhurme e forte, si nje klithem e vetmuar, po aq percmuese sa dhe ndeshkimi fizik. Nuk me ka munguar asnjera nga keto mundesi. Ne femijeni vazhdimisht jam fyer, rrahur, perulur e pertallur: per shkak te nje mbiemri - Hoxhvogli - qe, sikunder e sheh, tingellon ndryshe nga italishtja kanonike, dhe te con kah disa origjina qe ne kete moment historik, percmohen. Asnje qytet per mua. Grushta, shkelma, peshtyma e shume te tjera perbejne repertorin e pasur te peruljeve qe kam pesuar, pa pasur ne mbrojtje askend. Ne vetmine feminore jashte catise sime.
Na ishte nje here pronari i nje bari. Ne nje rrugine qe conte ne Via Mauro Machi: ai dhe bari i tij. Shpifi sikur une mbaja me vete nje thike: isha thjesht nje femije, nuk dija te prisja as feten e bukes.
Sic besoj ta dish, a mbase ke kuptuar gjate ekzistences jo famekeqe te dikujt, nje ndodhì e jetes behet moment i historise vetjake kur ka nje vlere te vecante per jeten e njeriut. Nje pjesez e vetme e drames njerezore mund te perligji nje vleresim vertet famekeq. Dhe sa tragjike mund te jete kjo copez e vetmuar, fara e se keqes, njeriu mund ta dije. Eshte si aroma e nje luleje te hidhur, qe len pas kujtimin e zhgenjyer te nje livadhi te mundshem, ne te cilin, si fijet e barit, te gjithe ndjehen te barabarte.
Nuk mund te harroj diten kur urinuan nje kapelen time te verdhe fatkeqesisht mbetur larg meje. Zhubrosur, si dhe trupi im nga grushtet, qull si dhe zemra ime, e gjeta dhe e braktisa. Isha vetem nje femije lindur ne bregun tjeter te lumit. Asnje qytet per mua. Disa femije mendojne qe shqiptaret jane indiane. Do t'ua kene mesuar prinderit. Nuk e kane gabim. Eshte e vertete. Idolo eshte indian. A jane indiane shqiptaret? Sigurisht qe po, jemi njerez te gjithe. Une jam indian, arian, cifut, zezak, jam homoseksual, jam pjese e nje te tere qe perfshin mundesì te panumerta. Nje turk eshte gjerman, nje gjerman eshte cifut, nje cifut eshte italian, nje italian eshte shqiptar. Nga keto ane te gjithe bejne dashurì, prej miliona vitesh: si eshte e mundur te mendosh se i perket dickaje te paster, puro?
Ne femijenì ndjehemi njelloj me te tjeret, nuk veme re qe na shohin si te ndryshem. Racizem nuk do te thote ta shohesh tjetrin nden vete, por ta cilesosh te ndryshem. Fillimisht eshte njerezimi, ne gjirin e te cilit ndodh diskriminimi: ketu kriteri diskriminues fiton qytetarìne. Me te drejten e kriterit diskriminues pjeset shkeputen nga njera tjetra; pra kryhet ndarja. Me ndarjen e pjeseve lind intoleranca: njera pjese ose te dyja nuk duan kontaktin me palen tjeter. Ashpersimi i intolerances pjell fanatizmin. Perse valle? Fara e fanatizmit eshte interpretimi i diferences si dukje negative: rrjedhim i mundshem i ketij konceptimi. Nga diferenca kalohet ne shtremberimin e se vertetes, nga shtremberimi tek kontrasti, nga kontrasti ne konflikt, pas konfliktit vjen dhuna. Ja se si devijime te gabuara konceptuale mund te sjellin ngjarje te shemtuara e mynxyra.
Ndjehem njelloj me te tjeret, por te tjeret me konsiderojne te ndryshem. Kjo eshte logjika paradoksale dhe kontradiktore e racizmit. Logjike kontradiktore vetem ne rrafshin teorik, sepse ne ate real shnderrohet ne dhune. C'eshte me reale se dhuna? Ajo te kujton qe vegjeton ne kete bote, te kujton qe sendet dhe njerezit mund te jene te rrezikshem, madje jane ne menyre me se konstitutive. Keqdashja, armiqesia qe pershkon njeriun sikunder fryma misterioze qe krijoi jeten, ben qe ndergjegjja e tij te pushtohet nga i vetmi dyshim i afte, ne llojin e vet, te nderoje hapesirat ligeshtuese te paragjykimeve dhe simboleve te perditshme: ku te jete burimi i kesaj keqdashje ? Ajo fryme, rrefyer thjesht si dhurate magjike ne fillimin e koheve, mbase eshte vena sarhoshe e inspirimit te shenjte. Nuk eshte frymemarrje, por rikrijimi qe shnderroi balten ne shtaze, ne vend qe te krijonte shpirtin. Jeta ime? Eshte e gjate sa jeta e petalit te lules. Perse te rrefej te kaluaren? Sepse e kaluara mund te mos jete e tejshkuar. Madje, mbase eshte aty prane, e pashprehur, por ndikuese ne jeten e perditshme: ne interpretimin e ngjarjeve. E kaluara eshte atmosfera e te tashmes. E sotmja nga ana e saj, dihet qe i detyrohet shume te shkuares. Po e kaluara sa i detyrohet te sotmes? Kush e di, mbase peshku mund te humbase ujin ku noton. Kuptimi i fjaleve te mija eshte ne shkronjat e saj, kuptim qe nuk e kalon permasen gojore qe u jep jete.
II
Shpesh here, disa dijetare, duke u marre me filozofine e historise, nuk e kuptojne se merren thjesht me konceptin e saj: me konceptin e historise dhe jo me historine. Kjo shmangie, jo gjuhesore por thelbesore, eshte aq me e ndjeshme sa me i madh eshte frymezimi fillestar nga i cili ky logos ka zane fill: te shohesh drejt ne sy vuajtjen. Nje filozofì e historise, nga casti qe shfaqet si filozofì e konceptit te historise porsa hap gojen, sic donte poeti, eshte e zbrazet. Te besh histori sa hap e mbyll syte! Kokaina e filozofise se dijetarit eshte Sensi, Kuptimi: porsa dallon nje Kuptim te ri, eksitimi i tij i ngjan perpelitjeve te nje kurve te droguar e me pas perdhunuar. Shperdoruar nga ata qe jane bartes te atij Sensi. Historia pikerisht nga ky koncept eksitues, po aq edhe tjetersues, vetem shemtohet, shformohet. Vete Zoti nuk arrin te mos e trajtoje si nje grua te cthurur; mbase jo ne mistifikimin doktrinal te tij. Drama e vertete vjen me pas, me kalimin nga njohja ne veprimet. Pas orgazmit te Kuptimit, me nota akute metalike, fillon riti i dhimshem i faktit. Kufoma (historia) shperfytyrohet, nuk njihet. Nga pikepamja filozofike realiteti nuk mund te shpjegohet vetem me dijen, por edhe me vuajtjen. Sepse edhe tek vuajtja gjejme dijen. Te mbash parasysh edhe ngjarjet e vogla nuk eshte nje veprim thjesht teorik, por historik. Koncepti i historise vjen i mbarsur me kuptime te shumta, ne ate mase qe prek e shpreh vuajtjen njerezore. Nuk eshte historia qe duhet bere koncept, por koncepti po mundi, le te behet histori. Nese eshte pa at, le ta sjelle ne jete e jema. Alternativa? Nga shqiponja tek balona e femijenise. Me pas balona e shkyer.
Perktheu: Albert Frasheri

Shenime te perkthyesit mbi disa terma te perdorura
Ne perkthim disa here kam perdorur forma miste gege-toske per te lehtesuar shqiptimin e fjaleve. Ne keto raste mendoj qe nuk ka shmangie nga gjuha letrare (zyrtare) pasi format e perdorura jane me te vertete me te lehta ne shqiptim, p.sh.:
Erera - per arsye te shqiptimit me te mire, kam shkruar erena (lexo erna)
Zene - (idem) zane
Femijenì - si me lart. Keshtu lexohet thjesht si femijnì ne vend te femijeri.
Shkyer - perdor shkyer dhe jo shqyer sepse ne kete te fundit shkronjat sh dhe q e bejne shqiptimin me te veshtire.

Rreth autorit
Idolo Hoxhvogli
Idolo Hoxhvogli eshte lindur ne Tirane ne vitin 1984. Studion filozofi ne Universitetin Katolik te Zemres se Shenjte te Milanos (Università Cattolica di Sacro Cuore, Milano), ku po pergatit per titullin doktor ne filozofi tezen "Mbi konceptin e historise ne vepren e filozofit Wlter Benjamin". Gjendet ne Itali qe nga viti 1990, i riatdhesuar nga ana e te emes me origjine italiane, pra ka qe nga lindja shtetesine italiane. Me pasion per letersine, shkruan ne italisht qe ne moshe te njome. Ka marre cmimin "Deftesa e arte" (1998), nje cmim nderkombetar per talent te vecante ne konkursin "Premio Europa Wlde", (2008) me permbledhjen poetike "Gjurme sysh te lodhur" dhe nje vleresim special ne Premio Internazionale Naviglio Martesana (2008) me tregimin "Dy porte per nje qytet". Tregimi i tij "Asnje qytet per mua" eshte botuar ne antologjine "Tutta mia la città" (G. Perrone Editore, Roma 2008). Ne 2009 jane botuar poezi dhe shkrime ne proze sikunder shihet nga lista e botimeve. Krijimet e tij synojne te zhvillojne fjalen e shkruar pa u shkeputur nga impenjimi qytetar dhe filozofik. Shkrimet e tij gjenden ne volumet e editoreve Lab, SirioS, Caravaggio, Del Buchia, Incontri dhe ne revistat "La farfalla", "UT", "Silarus" e "Pomezia - Notizie".

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›