E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasdori Arvizu takim me Edi Ramën

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu është takuar sot me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.
 

Takimi është duke u zhvilluar në selinë rozë ndërsa pritet që çështje e diskutimit të jetë qëndrimi që do të mbajë opozita në lidhje me parlamentin dhe nëse do t`i bojkotojë miratimin e ligjeve.
 

Deputetët e Partisë Socialiste kanë deklaruar se do të jenë të pranishëm në sallën plenare ditën e hënë për të shprehur edhe qëndrimin politik të opozitës.
 

Dy ditë më parë ambasadori Arvizu u kërkoi partive politike të mos bëhen pengesë për reformat. Pas një takimi me kreun e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, diplomati amerikan kërkoi nga politika gjetjen e rrugës së bashkëpunimit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›