E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambicia e Malit të Zi për ta mbrojtur ekonominë e vet me risi në investime

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç së bashku me një grup biznesmenësh të huaj të cilët e mbështesin atë në projektin e tij inauguruan fazën e parë të punimeve për shndërrimin e portit të Tivarit në një port të madh jahtesh për multimilionerët. Kjo shihet si një përpjekje e guximshme e Malit të Zi për të pastruar imazhin e korrupsionit në mënyrë që t’i hapet rruga për futur në Bashkimin Europian. Si pjesë e planit për të joshur investitorët nga e gjithë bota z.Gjukanoviç i cili është gjithashtu kryetari i agjencisë së promocionet të investimeve,tha javën e kaluar se çdo person i gatshëm për të investuar 500.000 euro ose më shumë mund të bëhet qytetar i Malit të Zi. Kohë më parë miliarderë të ndryshëm kanë paraqitur idetë e tyre për shndërrimin e porteve detare të ish-Jugosllavisë në porte luksoze miliarderi kanadez 82-vjeçari Peter Munk është investitori kryesor në projektin prej 256 milion $ për portet e Malit të Zi. “Ky nuk është një vend për investime mediokre - u shpreh z.Gjukanoviç gjatë një darke për inaugurimin e fazes së parë të punimeve për projektin e portit, ku ishin të pranishëm lider të ndryshëm politik dhe investitor të huaj. “Mali i Zi u shpreh do të bëhet një nga destinacionet turistike më të zgjedhura në botë”.
Por plani ambicioz i tij po tërheq mjaft kritika “Ky vend po shitet - tha Vanja Calovic e cila drejton Manc, një organizatë që kontrollon korrupsionin, e lidhur ngushtë me Transparency International. “Mali i Zi po shet gjithçka dhe nuk jam e sigurt se çfarë po përfiton nga e gjitha kjo. Norma e koorporatave dhe e të ardhurave tatimore prej 9% janë më të ulëtat, dhe në përpjekje për t’i hapur rrugën projektit të Tivarit, parlamenti uli taksen e TVSH-së për artikujt e portit, një masë që tërhoqi vërejtje nga Komisioni Europian..Kompania e tij KAP, një fabrikë alumini që prodhon gjysmën e eksportit të vendit iu shit miliarderit rus Oleg Deripaska i cili është një nga investuesit për portin e Malit të Zi. Por shumë thonë se z.Gjukanoviç në vetvete është një reflektim i keq i përzierjes së politikës me biznesin që mund të nxjerrë në pah potencialin për korrupsion. Një zëdhënëse e kryeministrit tha se zoti Gjukanoviç "ishte me të vërtetë i përfshirë në biznesin privat, por tani që ai është kryeministër përsëri, ai është angazhuar plotësisht në rolin e tij publik dhe i ka pezulluar të gjitha aktivitetet e tij, në mënyrë që t’i dedikohet politikës. Përpos kritikave, projekti ambicioz i kryeministrit të Malit të Zi tërhoqi edhe mjaft komplimente nga qytetarët, të cilët e konsideruan planin e tij si një faktor të rëndësishëm që do të ndikonte ndjeshëm në ekonominë e vendit. Madje edhe vetë kritikët ekonomikë e cilësuan atë si një “minierë ari” për Malin e Zi, sepse një port i tillë do të tërhiqte shumë investitorë të huaj dhe rrjedhimisht do t’i hap rrugë investimeve të huaja dhe në sektor të tjerë të ekonomisë. Ata u shprehën se shumica e porteve që ndodhen në Adriatikun Verior duhet të përfshihen në projekte të tilla në mënyrë që jo vetëm të ndikojnë në përmirësimin e ekonomisë,por gjithashtu do të ndikojnë në përmasimin e imazhit të Malit të Zi, një imazh që është i ndotur jo vetëm nga aferat korruptive, por edhe nga lidhjet e ngushta që ka pasur me Jugosllavinë, sidomos me Serbinë dhe presidentin e saj Slobodan Milosheviç.
Përgatiti Redi Agolli

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›