Turizmi në Orik dhe Luginën e Shushicës, të ardhurat që mund të përfitohen
Tre nga pikat lidhëse ku një turistë përshkon udhën drejt Orikut janë: 1-Nga qyteti i Vlorës (kur udhëtohet me traget) rruga automobilistike drejt Orikut. 2-nga aeroportet kryesore i vendit Rinas-Vlorë-Orik. Llogora – destinacioni jug drejt Orikut dhe luginës së tij.
Llojet e turizmit qe zhvillohen ne luginën Orikum: 1-Turizmi i rërës dhe i diellit, 2-Turizmit Sportiv, 3-Turizmit Rural, 4-Turizmi Gjeokulturor-Historik, 5-Turizmi mjekësor.
çfarë bën ndërkaq një turist? Ke mbërritur në këtë luginë. Vizitohet qyteti i lashte Orik 2.5 km nga Orikumi. Objektet qe mund te vizitohen jane teatri, kisha e Marmiroit si dhe objekte te tjera te lashtësisë.
Mali Llogara - Drekim ne lokalet ne malin e Llogarait. Llogoraja është një vend i rralle turistik, me gjelbërim gjithëvjetor, ndodhet 1027 m mbi nivelin e detit me një sipërfaqe rreth 1020 hektarë 36 km larg qytetit te Vlorës. Llogaraja është shpallur park kombëtar dhe pisha Flamur qe ndodhet ne qafen e Llogorait monument natyre. Pylli i dendur me pisha e bredha, burimet me ujë te ftohte, fëshfërima e gjetheve dhe cicërimat e zogjve, qetësia qe mbizotëron kudo do ta bënin tepër te këndshëm dhe te veçante udhëtimin tuaj. është i vetmi vend kalim tokësor midis Rivierës se Jonit dhe Vlorës. Pranë majës se Llogorait ndodhet dhe mali i çikës 2045 m mbi nivelin e detit. Llogoraja shquhet për florën dhe faunën e pasur. Rritet sorkadhja, derri i egër, ariu, lepuri, fajkoi. Llogoraja është cilësuar si vend tepër i përshtatshëm për sportin e aeronautikës. Vizitat që bën një turist në objektet kulturore.
Trekëndëshi Vlore-Orik-Karaburun: a-Vizitohet qyteti i Vlorës .b-vizitohet qyteti antik Orik. c-vizitohet Karaburuni.
Udhëtimi me varke - Pas vizitës ne qytetin antik, turisti ka mundësi te vizitoje per here te pare shpella dhe gjire te paeksploruara. a-Shpella e Haxhi Alise, b-Shpella e Gurit te Romakeve, c-Shpella e skllevërve, d-shpella si: Shpella e Duke Gjonit.
Më tej, turisti ka mundësi te shijoi turizmin e detit dhe rërës ne gjiret e virgjëra si: a-Shën Vasil, b-Plazhi i Grames Kalasë e Gjon Boçarit. Ne afërsi te fshatit Tragjas, e ndërtuar ne shek. XVII-te, ngrihet kalaja. Lartësia e mureve shkon ne 5.5m, kurse gjerësia 1.25m. Ne dy ekstremet e saj veriore e jugore ngrihen dy kulla gjashtëkëndore.
Turizmi kulturor dhe fetar - Lugina e Sevasterit/Si mund të përmirësohet në këtë zonë: Integrimit te plotët komponentëve sociale dhe ekonomik ne territor. Sistem territorial me vokacion te larte ekologjik nëpërmjet instrumenteve financiare,ekonomike e teknike dhe marketingut. Për një sistem te shtrire te kompetencave dhe aftësive prodhuese dhe ekonomike te orientuara ne prodhimin cilësor me marke Bio. Kthimi i ri ne traditat e hershme do te thotë: 1-Ringritje e kulturës tradicionale. rizbulim i vlerave dhe dijeve lokale; 2-Forcim i kohezionit social, nxitje e shpirtit qytetar; 3- Mbrojtja e vlerave estetike te pasurive natyrore dhe peizazhit rural; 4-Administrim i balancuar i burimeve natyrore bimëve dhe specieve; 5-Mbrojtja dhe rivlerësim i trashëgimisë kulturore te PA Amantia; 6-Rivlerësim i aktivitetit ekonomik ekzistues; 7-Rivlerësim dhe zhvillim i prodhimeve te markës lokale; 8-Promovim i territorit; 9-Destinacion i turizmit kulturor; 10-Destinacion i turizmit te gjelbër; 11-Destinacion i turizmit fetar; 12-Destinacion i turizmit malor
Si mund te kombinohet turizmi me qendra të tjera/Lugina e Lumit Shushica, me një gjatësi 80 km dhe sipërfaqe te pellgut 715 km2 me pasuri etnografike eshte e banuar qysh ne prehistori. Shpella e Velçës, Shpella e Shkruar e Lepenices, Guri me Qiell ne Vranisht e dëshmi te tjera te gjalla. Dy qytete te rendesishem te antikitetit, Amantia (Plloce) dhe Olimpia (Mavrove) si dhe me vone Kalaja e Ceries, Ura e Bratit dhe Ujesjellesi i Vranishtit, jane prova te një qytetërimi te hershem e një trashëgimie arkitekturore te pasur, e cila gjen shprehje dhe ne ditët e sotme ne banesat karakteristike ne te gjithë zonën. Udhëtimi turistik mund te përshkruaj këtë itinerar: 1-Olympe Mavrove-Ploce-Shpella e Velces-shpella e shkruar e Lepenices, ura e Bratit, Cerja, ujësjellësi i Vranishtit, guri me qiell, kalaja e Katafiqit Kuç –Brosh etj. Por edhe anasjelltas, nga Himara ose Saranda drejt këtij destinacioni.