E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambiciet e kurdëve i shtojnë elementë eksplozivë ekuacionit të Sirisë

16-08-2012 / (CNN)

Në qytetin e Qamishli, në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë, forcat e regjimit sirian dhe ato të opozitës nuk duken gjëkundi. Megjithatë, një prezencë ka, dhe këtë e tregon flamuri i kurdëve, i cili valëvitet në postblloqet e ngritura nga këta të fundit. Shumë të tjera janë duke u stërvitur në rajonin kurd të Irakut. Larg nga epiqendra e luftës civile siriane,  pakica kurde - rreth 10% e popullsisë siriane - ka fituar kontrollin e dy zonave: njëri, qyteti i sipërcituar i Qamishli-t, i cili ka një popullsi prej rreth 200.000, ndërsa tjetri ndodhet në veri të Aleppo-s në qytetin Ayn al-Arab. Ata kanë një qëllim, që është i përmbledhur mirë në një parullë të ngritur prej tyre:"Federalizmi, është zgjidhja më e mirë për Sirinë e re". Kurdët e Sirisë nuk jetojmë në një rajon, siç bëjnë ata të Irakut. Ata janë të shpërndarë në të gjithë veriun e Sirisë. Por, shpresat e tyre për autonomi, të amplifikuara nga kolapsi i afërt i presidentit sirian Bashar Al-Assad, do të sjellin fërkime me grupet e tjera në Siri si dhe pasoja sizmike për Turqinë, Irakun, madje dhe Iranin.  Kur trazirat filluan në Siri vitin e kaluar, shumica e kurdëve mbetën në periferi. Duke qenë një minoritet, ata i druhen fuqizimit të sunitëve. Grupi kryesor kurd – Partia e Unitetit Demokratik (PYD) – ka qenë e dobishme për regjimin, në disa çështje. PYD ka qenë prej kohësh dhe mbetet një degë e PKK, grup militant në Turqi i cili lufton për autonominë kurde prej tri dekadash, një luftë që ka marrë dhjetëra mijëra jetë njerëzish. "PKK gjithmonë ka pasur lidhje shumë të mira me kurdët sirianë, sidomos me PYD", thotë gazetari turk Rusen Cakir, i cili ka ndjekur historinë kurde për dekada të tëra. "Shumë kurdë sirianë janë vrarë nga forcat e sigurisë turke në betejat me PKK," tha ai. PKK pretendon se rreth 3.500 e  "dëshmorëve" të saj kanë qenë sirianë. Kësisoj, PYD është një mjet me të cilin regjimi Assad mund të kërcënojnë Turqinë nëse ata ndërhyjnë në krizën siriane, thekson Soner Cagaptay i Institutit të Uashingtonit për Politikat e Lindjes së Afërme. "Assad dëshiron të bëjë të vështirë për turqit që të ndërhyjnë pa hyrë në një luftë me PKK, dhe ndryshe nga Iraku dhe Irani, PKK ka në Siri mbështetje të madha”  nënvizoi Cagaptay për CNN. Për të dy, si Asad-in dhe PYD, kjo ishte një marrëdhënie oportuniste. Burimet e inteligjencës në rajon thonë se regjimi i Assad-it ka lejuar disa qindra militantë kurdë të futen në Siri nga malet Kandili, në qoshen e largët verilindore të Irakut, përfshirë këtu edhe udhëheqësin, Salih Muslim Muhamed. Gjithashtu, ka pasur edhe raporte se milicia e PYD është rreshtuar në radhën e forcave të Assad-it për të shtypur protestat anti-regjimit.   Atëherë - në tetor të vitit 2011 – një aktivisit i njohur kurd nga Siria, Tammo Meshaal, mbeti i vrarë. Shumë kurdë fajësuan regjimin për vrasjen e tij. PYD ka pasur frikë se çdo shoqërim me regjimin- dyshimet që qarkullonin se ishte bashkëfajtor në vrasjen e Tammos - do të dëmtonte besueshmërinë e saj. Kjo forcë mohoi përfshirjen, por ka filluar që të përdorë një "rrugë të tretë", duke qëndruar neutral në konfliktin midis opozitës dhe regjimit sirian, e kështu po shfrytëzon vakumin e autoritetit që të vendosë disa zona nën kontrollin e saj.  Udhëheqësi i PYD,  Salih Muslim Muhamedi, u shpreh në një faqe interneti vitin e kaluar: “Çfarë është e rëndësishme është se kurdët duhet të sigurojmë ekzistencën tonë. Regjimi aktual nuk na pranon, dhe as ata që potencialisht do të vijnë në pushtet nuk do të na pranojnë”.  Si rrjedhim, me regjimin e Assad-it i cili po thërrmohet, kurdët duket se po përgatiten për të krijuar një “parajsë” të tyren në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë, por edhe një front luftarak kundër Turqisë. "Siç e shohin turqit, me flamujt e PKK-së dhe PYD që valëviten mbi Ayn al-Arab dhe Afrin, zhvillimet tregojnë se PKK mund të jetë duke krijuar një strehë të sigurt për veten në kufirin mes turko-sirian”, thotë krijimi i një strehë të sigurt për vete në kufirin e Turqisë me Sirinë”, shkroi Cagaptay muajin e kaluar në CNN. Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka paralajmëruar se çdo përpjekje nga ana e PKK-së - e cila cilësohet një organizatë terroriste si nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian - për të nisur sulme ndërkufitare do të përballet me forcë.  Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha: "Ne e ndajmë shqetësimin e Turqisë se Siria nuk duhet të bëhet një strehë për terroristët e PKK qoftë tani apo pas largimit të regjimit  të Assad".

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›