E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekuadori pranon kërkesën për azil politik të themeluesit të Wikileaks, Xhulien Assange

16-08-2012 / Gazeta 55

Ekuadori deklaroi sot se do t’i ofrojë azil politik themeluesit të WikiLeaks-it, Xhulien Asanzh.
Asanzh është ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga 19 qershori për t’iu shmangur ekstradimit të tij në Suedi, ku do të përballej me akuzat për keqtrajtim seksual.
Ministri i jashtëm i Ekuadorit, Rikardo Patino, tha një ditë më parë se Britania ka kërcënuar me bastisjen e ambasadës për ta arrestuar Asanzhin.
Autoritetet britanike nuk kanë komentuar këtë deklaratë, por një zëdhënës i ministrisë së jashtme tha se Britania është “e vendosur” për ta ekstraduar Asanzhin për në Suedi.
Asanzh dhe mbështetësit e tij druajnë se pas ekstradimit në shtetin suedez, ai do të dërgohej për në Shtetet e Bashkuara ku akuzohet për publikimin e mijëra informatave dhe dokumenteve sekrete të Uashingtonit zyrtar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›