E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambient i veçantë tek infektivi për rastet

07/05/2010 QSUT në gatishmëri për të pritur grevistët

Repartet e shërbimeve shëndetësore në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” do të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për t’u dhënë ndihmën e parë mjekësore personave që do të shfaqin probleme shëndetësore për shkak të grevës së urisë. Në spitalin infektiv është krijuar një ambient i veçantë, ku do të priten të gjitha rastet, me shtretër ekzaminues dhe më pas hospitalizues. Të gjithë personat që do të transportohen nga çadrat e grevës së urisë drejt QSUT-së do të priten në këtë ambient për të marrë ndihmën e parë. Kreu i QSUT-së Ilir Dashi dy ditë më parë ka nxjerrë një urdhër të brendshëm, ku u kërkon të gjithë shefave të pavijoneve të jenë në gjendje gatishmërie dhe çdo pavijon të rezervojë dy deri në tre shtretër për grevistët, duke u ofruar ndihmën maksimale mjekësore. Konkretisht është kërkuar që “departamenti i laboratorit dhe imazherisë të marrë masat për t’iu përgjigjur çdo kërkese për ekzaminime gjatë 24 orëve, shërbimet e sëmundjeve të brendshme, kirurgjisë, mjekësisë interne dhe shërbimi infektivit do të rezervojnë shtretër për çdo pavijon në funksion të grevës. Gjithashtu shefat e shërbimeve kanë siguruar prezencën e personelit shtesë, përfshirë mjekë, kryeinfermierë, infermierë. Qendra e Koordinimit të Urgjencave ka arrë masat për vënien në gatishmëri të autoambulancave si dhe të gjitha njësitë e farmacive të qëndrojnë hapur dhe gati për furnizime emergjente”. Gjatë ditës së djeshme një tjetër grevist i është drejtuar kësaj qendre spitalore, por pas kujdesit të specializuar gjendja e tij shëndetësore është normalizuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›