Projekti, landfild i ri në Porto Romano
07/05/2010 Do të rehabilitohet zona nga kimikatet, investimi nga qeveria daneze dhe japoneze
DURRES- Së shpejti në Porto Romano do të nisë ndërtimi i landfilldit të ri pikërisht në zonën ku 20 vite më parë uzina kimikate prodhonte lindan e squfur. Dje në Durrës ka qenë ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, dhe ministri i Ministrisë së Transporteve e Punëve Publike, Sokol Olldashi, për të deklaruar nisjen e investimit. Projekti synon të integrojë plotësisht këtë zonë me rrezikshmëri të lartë edhe për jetën e qytetarëve në një pjesë të sigurt ekologjike dhe të pastër bregdetare. Qeveria daneze e japoneze kanë treguar gatishmëri të afrojnë fonde së bashku më ato të Bankës Botërore për të realizuar projektin që do t’i jepte fund ndotjes së mjedisit, tokës dhe ujit në këtë pjesë të Durrësit. Porto Romano është afro 6.5 km dhe për shkak të pranisë për disa dekada të uzinës së kimikateve është shndërruar në epiqendër të projekteve strategjike të Bankës Botërore. Janë më shumë se 700 ton kimikate të transportuara për në shkritoret jashtë vendi, si dhe dhjetëra ton kimikate në fuçitë e vendosura në ish-magazinat e repartit të Bisht Pallës. Ish-uzina në veri të Durrësit është cilësuar si një ndër pesë vatrat më të rrezikshme në Ballkan për shkallën e lartë të ndotjes dhe që nga viti 2002 e deri më tani janë dhënë disa fonde. Fazat e zhvillimit të projektit shtrihet në vitin 2003-2005 dhe që ka konsumuar fonde të konsideruara. Fillimisht u realizua Studimi i Fizibilitetit me fondet e Bankës Botërore dhe objektivi qe identifikimi i zonave të ndotura, vlerësimin e rrezikut mjedisor, identifikimin e zgjidhjeve teknike të përshtatshme. Më pas u izoluan kimikatet, u krye rrethimi i ish uzinës, hapja e një kanali 4 m të thellë dhe që ka përshkuar të gjithë hapësirën, ndërsa përfundoi edhe tamposja. Me fondet e qeverisë shqiptare dhe të pushtetit vendor familjet brenda zonës së infektuar u strehuan jashtë uzinës. Banorët kanë shfaqur në mënyrë të vazhdueshme probleme shëndetësore. Mjekët kanë vërejtur se një pjesë e banorëve të zonës kanë pësuar dëmtime serioze në zemër, mushkëri, apo probleme që kanë të bëjnë me sistemin nervor. Fare pranë ish uzinës së kimikateve gjendet edhe fusha me mbetje urbane, mbetje të cilat digjen në natyrë duke rritur ndotjen në zonë. Ndërtimi i landfilldit mendohet se do të zgjidhë një herë e përgjithmonë çështjen mjedisore në veri të Durrësit. Një landfild tjetër ka nisur vite më parë të ndërtohet në Shën Vlash. Ky landfild që do të përpunojë ujërat e zeza ka nisur të ndërtohet në vendin ku kanë qenë vite më parë vaskat e peshkut.
Projekti
Rreth 44 mijë m2 sipërfaqe që ka zënë dikur uzina kimike do i nënshtrohet rehabilitimit të plotë. Projekti “Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare” ka si objektiv të përgjithshëm të mbrojë ekosistemin e bregdetit shqiptar, pasuritë dhe asetet kulturore dhe reduktimin e degradimit te bregdetit shqiptar. Pikërisht për të hequr zonën në Porto Romano nga harta e zonave me rrezikshmëri shumë të lartë ndotjeje janë zbatuar dhe janë në proces projekte konkrete për investime në infrastrukturë. Pastrami i zonës së nxehtë është studiuar për disa kohë nga specialistë të mjedisit në Shqipëri dhe në institucione të tjera ndërkombëtarë, të cilët kanë arritur në konkluzionin se ndërtimi landfildit do i jap zgjidhje përfundimtare. Zona e Porto Romanos ndodhet 6.5 km në veri të qytetit të Durrësit dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 50 ha. Sipas studimeve të UNEP-it, kjo zonë është identifikuar si një nga pikat më të nxehta mjedisore, e cila kërkon zgjidhje sa më të shpejtë. Pas vitit 1990 procesi i prodhimit të lindanin e squfurit në këtë uzinë u ndërpre duke lënë në magazine dhe në mjedise të hapura qindra ton kimikate të rrezikshme dhe fuçi të mbushura e të izoluara në magazinë. Prania e kimikateve, kontaminimi i tyre në ujë e nëntokë dhe ndotja e mjedisit e kanë shtyre drejt degradimit serioz të mjedisit zonën e Porto Romanos. Qeveria shqiptare me vendim Nr. 579 date 24.08.2005 vendosi miratimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për përdorimin e grantit holandez. Janë qindra apartamente banimi të ndërtuara pas viteve 90 në Porto Romano, ndërsa 870 ha që gjendet në kufi me zonën e ndotur do të shërbejë për ndërtimin e parkut të madh industrial.