E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murdoch dhe Jobs gati gazeten e pare per formatin iPad

MEDIA

Rupert Murdoch shefi i gjigandit mediatik News Corp dhe Steve Jobs shefi ekzekutiv i Apple jane duke pergatitur se bashku paraqitjen e nje gazete te re dixhitale te quajtur Daily . Produkti i ri parashikohet qe te paraqitet ne fund te ketij muaji. Ky bashkepunim i cili ka qene sekret deri ne kete moment pritet qe te nxjerre ne drite gazeten e pare dixhitale te projektuar dhe hartuar posacerisht per kompjutere te formatit iPad. Fillimi i vitit te ardhshem do te jete dhe ditelindja e kesaj gazete te re. Ajo eshte nje kombinim i sensibilitetit te nje tabloidi me aftesine teknologjike qe ofrojne faqet e iPad. Kjo eshte perpjekja e fundit e Murdoch i cili prej kohesh i ka vene vetes qellimin e shtrirjes se gazetes pertej publikimit ne leter. Sipas informacioneve te deritanishme nuk do te kete nje edicion te printuar dhe nje ne eeb te kesaj gazete te re por nje edicion i gjithi i konceptuar per pajisjen e re iPad. Ky version sigurisht qe eshte zhvilluar me asistencen e inxhiniereve te Apple.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›