Kur femijet mesojne filozofi qe ne kopsht
Pyetja zakonisht behet jo ne momentin e duhur kur je i stresuar nga nje dite e lodhshme pune ose ne mengjes kur je duke cuar femijet ne shkolle i bllokuar ne trafikun e tmerrshem. Mami perse njerezit vdesin Babi ku isha une para se te lindja. Jane keto provat e dialogut metafizik me femijet tane. Te gjithe prinderve u duhet te perballen me kete ushtrim te veshtire qe femijet nisin ta praktikojne kur mbushin 3 vjec por qe e arrin kulmin ne moshen 6-vjecare. Kjo eshte mosha e pyetjeve e perseve pa fund ne koken e te vegjelve. Nje pyetje pas tjetres por asnje pergjigje me te vertete bindese per vogelushet. Brezi i ri i filozofeve po rritet. Te pakten keshtu thone per momentin shume specialiste qe merren me problemet e femijeve te bindur se qe ne shkollen fillore eshte e rendesishme te mesohet arti i arsyetimit dhe i refleksionit mbi boten qe e ka origjinen nga Greqia antike. Rasti me i famshem eshte ai i nje klase ne nje lagje te vogel parisiene ne Mee-sur-Seine ku nje mesuese ka vendosur te transformoje pyetesoret e femijeve ne nje pune filozofike. Cdo 15 dite Pascaline Dogliani shkruan ne derrasen e zeze fjale abstrakte per te vegjlit si drejtesi liri dashuri vdekje duke i dhene keshtu shtyse nje bisede me femijet e klases se saj. Eumlshte e kunderta e asaj qe bejme cdo dite. Me shume se sa te japim pergjigjet duam te stimulojme pyetjet - tregon mesuesja. Dogliani dhe Platonet e saj te vegjel jane bere protagoniste te nje dokumentari te prezantuar ne Festivalin e Romes qe eshte shfaqur keto dite ne kinemate franceze. Filmi me titullin Ce nest qu un debut tregon eksperiencen revolucionare te kesaj klase dhe rezultatet e arritura pas 2 vjetesh nga aplikimi i ketij programi. Edhe me te turpshmit folen gjate diskutimeve tona duke bere progres te jashtezakonshem ne menyren se si flisnin. Filozofia eshte nje menyre per te cliruar kreativitetin - tregon mesuesja. Ne fakt filozofia eshte nje disipline qe behet ne te gjitha vendet e botes gjate viteve te shkolles se mesme. Qe ne vitin 1999 UNESCO ka rekomanduar futjen e kesaj lende ne kopsht duke u bazuar tek metoda e mesuesit amerikan Matthew Lipman. Edhe ne Itali deshira per te mesuar filozofi qe heret po perhapet shume shpejt. Bashkia e Modenes po trajnon mesuesit e shkollave fillore dhe shume shpejt do te nisin leksionet per me te vegjlit. Ne France pervec rastit qe trajtohet ne filmin qe sapo ka dale dhe te tjereve te shperndare ne te gjithe vendin organizohen privatisht qindra kurse filozofie pasditet e te merkurave kur femijet nuk kane shkolle. Ndoshta eshte nje mode por besoj se fenomeni pasqyron edhe nje deshire te prinderve. Baballaret dhe nenat sot nuk kane me deshire tu thone femijeve kureshtare se lsquoshume gjera do ti kuptosh kur te rritesh apo lsquoboll pyete se nuk kam kohe te te kthej pergjigje - tregon organizatori i ketyre kurseve Jean-Charles Pettier. Raftet e librarive franceze jane tashme plot me manuale filozofie per tu perdoruar nga femije mbi tre vjec. Nje nga autoret me te suksesshme eshte Briggitte Labbe qe ka publikuar 35 vellime per mengjeset e saj filozofike te perkthyera ne 18 gjuhe te ndryshme. Dispensat me CD audio dhe video te lejojne te organizosh ne shtepi debate rreth temave te tilla Perse nuk jam shefi Cili eshte ndryshimi mes jetes dhe vdekjes Mashkull apo femer. Perkundrazi Jean-Paul Mongin ka kerkuar ti shnderroje ne perralla biografite e filozofeve ne koleksionin e ri Petits Platons. Keshtu perpara gjumit mund tu tregosh te vegjelve per jeten e Sokratit Dekartit Kantit apo Shen Agustinit. Per nje kohe te gjate eshte menduar se femijet qe nuk flasin ende rrjedhshem nuk mund te kuptojne arsyetimin e nje disipline si filozofia. Por nga 3 vjec e lart ata mund te thithin shume shpejt gjithcka qe degjojne - kujton filozofi Roger-Pol Droit edhe ai autor i manualit Osez parter pilo a vos enfants ne te cilin fton prinderit qe te ushtrohen me femijet e tyre ne kete fushe. Platoni dhe Aristoteli thoshin se behesh filozof kur mrekullohesh dhe pyet per gjerat dhe eshte pikerisht kjo qe bejne femijet sot nga mosha kater deri ne ate 7-vjecare - vazhdon Droit. Sipas eksperteve eshte shume e rendesishme te perfitosh nga kjo faze per te ndertuar menyren e mendimit per te ardhmen. Te gjithe femijet lindin filozofe - perfundon ai - por vetem disa prej tyre behen te tille. E megjithate asnjehere nuk duhet te harrojme se filozofia eshte nje kure te cilen mund ta japin vetem mjeket e mire. Kjo lende duhet te kete me shume hapesire neper shkollat e mesme por duhet praktikuar nga nje mesues i mire qe ka kulturen dhe ekuilibrin e duhur - thote Stefano Poggi presidenti i shoqerise filozofike italiane. Sipas tij sot te gjithe femijet jane kurioze per gjithcka. Nuk eshte keq tu mesosh te vegjelve elemente filozofie. Kjo i ben ata te perdorin trurin ne menyre kritike shprehet Poggi. Ja se cfare i keshillon ai nje filozofi qe kerkon tu drejtohet femijeve Te mos jete vetem mesues i dyshimeve dhe pasigurise. Ti beje te vegjlit te kuptojne se si kjo lene gershetohet me historine e ideve njerezore zhvillimin e kritikes dhe arsyetimit madje edhe me zbulimet e medha shkencore. Vetem keshtu mund te rritet sensi kritik i nxenesve te tij te vegjel.