E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambientet e zaptuara te Teatrit te Kukullave

Problemi i pazgjidhur Ne te njejten godine prej muajsh eshte vendosur edhe Qendra Kulturore Kombetare e Femijeve

Prej disa muajsh godina e Teatrit te Kukullave nuk eshte me vetem e tija. Ne te njejtat hapesira ka gjetur vend edhe Qendra Kulturore Kombetare e Femijeve e njohur per shtegtimin e saj nga nje godine ne tjetren. Zgjidhja e radhes u gjet te Teatri i Kukullave ndonese vendi nuk mjaftonte vetem per kukullat. Me personelin dhe me bazen materiale Qendra Kulturore e Femijeve u zhvendos ne Teatrin e Kukullave emertimi i te cilit kaloi ne Teater Kombetar per Femije. Ne fakt zerat kunder ketij vendimi qene te pakte. Disa kohe me pare aktorja Marilda Furxhi nje aktore me mbi 30 vjet ne skene por edhe si pjese e sindikates pati kundershtuar kete vendim duke vene ne pah problemet qe vete Teatri i Kukullave ka. Ky teater me ato hapesira qe ka nuk ka mundesi as te marre fryme vete. Keshtu qe nuk behet fjale per te gjithe ate baze materiale te tij. Jane me qindra libra qe jane futur ne thase piano apo vegla muzikore qe jane vene rremuje mbi njera-tjetren kompjuteret karriget raftet etj. Te gjithe bazen materiale te nje institucioni 50-vjecar vijne dhe e vendosin ne nje hapesire 30 metra katrore sepse nuk ka me shume hapesira. Ne protestojme si sindikate dhe si eshte menduar zgjidhja nga Ministria e Kultures pati deklaruar ne media zonja Furxhi. Edhe sot ne 60-vjetor situata eshte e njejte. Qendra Kulturore e Femijeve bashkejeton me Teatrin e Kukullave. Me heret ishte premtuar se do te gjendej nje zgjidhje por ne fakt asgje nuk ka levizur. As edhe nderhyrjet fizike per te cilat Furxhi ka folur disa kohe me pare. Cbie jashte hyn brenda pati thene ajo me pare. Teksa dalim jashte disa femije presin te shohin shfaqjen qe do te jepet per ta. Ata kane ende deshire te hyjne ne sallen e vogel e te qeshin me kukullat e tyre. Te tjerat u takojne te rriturve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›