Soza le pas ankthin rikthehet ne stervitje
Tamam dy jave me pare ajo qe ndodhi ne fushen e Skenderbeut ne Korce gjate ndeshjes se pare turin te dyte se Kupes se Shqiperise me sulmuesin argjentinas te skuadres korcare Rafael Soza rikthehet ne kujtesen e te gjitheve ngjarjet e dhimbshme me futbolliste te ndryshem ne bote si spanjollit Antonio Puerta etj. Por per fat te mire rasti konkret nuk kishte asnje lidhje me ndodhi te tilla. Sozes i ra te fiket ne fushe dhe u dergua me urgjence ne Tirane per te kryer analizat e specializuara. Tashme eshte kthyer ne skuader per te rifilluar stervitjen. Argjentinasi ka dale para disa ditesh nga spitali dhe gjendja e tij shendetesore tani eshte shume e mire. Ai ka munguar ne Teuta-Skenderbeu dhe mundesite jane te medha qe te jete ne fushe kete jave. Soza eshte shprehur se ndihet mire dhe gjithcka erdhi nga lodhja e tepert dhe moti i ftohte ne qytetit jug-lindor te Korces.