E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, vëllai i Merah nën akuzë

Vëllai i Mohamed Merah, i cili ekzekutoi gjakftohtë shtatë persona, në jug-perëndim të Francës, mund të shpallet bashkëfajtor.

Sipas prokurorëve, Abdel Kadër, 29 vjeç do të vazhdojë të qëndrojë në qeli deri në përfundimin e hetimeve.

Abdel Kadër hodhi poshtë akuzën për komplot kriminal, por deklaroi se ai ishte në dijeni për vjedhjen e një motori skuter, që i vëllai përdori për atentatet.

Përmes një deklarate, zyra e prokurorit shpjegoi se “hetimet e policisë kanë nxjerrë në siperfaqe disa piketa bindëse, që sygjerojnë se ai është bashkëfajtor në krimet e kryera”.

Policia dhe prokurorët raportuan më herët se 29 vjecari është një “islamik radikal” dhe se “në makinën e tij u zbulua lëndë eksplozive”. Vite me parë, ai është marrë disa herë në pyetje, si i dyshuar për lidhjet me një rrjet që dërgonte të rinj nga Tuluza në Irak. Por burime policore thonë se asnjë akuzë nuk u ngrit ndaj tij.

Mohamed Merah deklaroi se ishte një anëtar i Al Kaedës dhe u tregoi policëve se kishte shpenzuar 20 mijë euro në blerjen e armëve, para të siguruara nga grabitjet. Vrasjen e tre ushtarëve, në dy incidente të ndryshme, tre femijë dhe një profesori në institutin hebraik “Ozar, Hatorah” ai i kishte filmuar me një kamera të vendosur në trup.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›