Monika Kryemadhi zgjidhet kryetare e LGI-së

Monika Kryemadhi zgjidhet kryetarja e forumit të gruas të LSI-së, për Tiranën, e njohur si Lëvizja e Grave për Integrim.
Në bazë të rezultateve nga procesi i numërimit të votave Kryemadhi u shpall fituese me 538 vota, përballë kandidates tjetër për këtë post, Eris Zaimi.
Mësohet se në votim morën pjesë 600 anëtarë nga 11 njësi bashkiake të Tiranës.