E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amelia: Pasardhësi im është Ujkani

JETMIR HALILAJ - Marko Amelia, portieri i përfaqësueses italiane i ka thurur elozhe zëvendësuesit të tij, Samir Ujkanit, teksa e ka cilësuar atë si pasardhësin e tij. Në një deklaratë të dhënë për mediat italiane, italiani ka thënë se Ujkani i ka të gjitha karakteristikat për ta zëvendësuar. Ai e ka rreshtuar shqiptarin në krye të listës duke lënë pas disa emra portierësh italianë dhe kjo nuk ka lënë shije të mirë në opinionin sportiv në vendin fqinj. “Nuk është as Morelo, Sirigu apo Aljardi, zëvendësuesi im. Mendoj se Samir Ujkani është pasardhësi im i vërtetë”, ka thënë portieri italian. 

Legjionarët/ Asnjë lëvizje e bujshme në merkaton e janarit

Nuk ka pasur asnjë lëvizje të bujshme gjatë merkatos së dimrit në radhët e futbollistëve shqiptarë që luajnë jashtë vendit. U fol shumë për një largim të mundshëm të Erjon Bogdanit nga Kievo, por shtatlarti kuqezi vendosi ta mbyllë edhe këtë sezon me fanellën verdheblu. Shumë të përfolur në merkato ishin edhe dyshja e Vorskla Poltavës, Dallku e Curri, por as ata nuk ndryshuan skuadër. E vetmja lëvizje nga legjionarët ishte transferimi i Besart Berishës në formë huazimi te AC Horsens dhe largimi i Isli Hidit dhe Blerim Rrustemit nga Alki Larnaka. 

Bogdani
Për sulmuesin e Kombëtares shfaqën interes shumë klube si Lacio, Salernitana, Bolonja, Atalanta, QPR, Hull etj, por ai vendosi të qëndrojë te Kievo deri në fund të sezonit, pasi ofertat nuk ishin bindëse.

Dallku e Curri
Dy ndër kuqezinjtë më të përfolur në merkato, por as ata nuk ndryshuan ekip. Shtutgarti, Këlni dhe disa ekipe lindore bënë oferta konkrete, por Vorskla i refuzoi ato.

Cana
Evertoni vuri 12 milionë euro në dispozicion të tij, por mesfushori kuqezi dhe klubi i tij Marseja e refuzuan ofertën e anglezëve. Për të shfaqi interes edhe Bajerni i Mynihut gjatë janarit. 

Kapllani
U fol për një huazim të mundshëm te skuadra e Nurenbergut, por nuk u largua, duke preferuar të qëndrojë te Karlsruhe. Edhe Hyka qëndroi te Mainci, ndonëse u fol për një largim në formë huazimi.

Berisha
Besart Berisha u transferua në formë huazimi te skuadra daneze e AC Horsesnit. Sulmuesi shqiptar e kishte të vështirë të gjente hapësira te anglezët e Bërnleit.

Burimi: Panorama Sport

E Marte, 03 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›