E Diel, 1 Nëntor 2026

Han, skaner për Sukajn e MemellinSulmi i Shqipërisë A nuk ka ngrohur shumë në katër ndeshjet e para zyrtare, ku reparti i avancuar ka realizuar vetëm një nga tre golat e shënuar nga përfaqësuesja jonë, pikërisht në fitoren 3-0 kundër Maltës. Sh

Java e 19-të e Kategorisë Superiore është e tëra nën skanerin e stafit të Kombëtares A të Shqipërisë. Kur duhen vetëm 7 ditë nga ndeshja e rëndësishme me Maltën, trajneri Ari Han dhe ndihmësit e tij holandezë do të mbërrijnë në Shqipëri në orët e vona të mbrëmjes.

Në agjendën e Ari Hanit është ndeshja Vllaznia-Besas (në vëzhgim do të jetë sulmuesi Xhevair Sukaj), ndërkohë që në atë ndihmësit të tij Vim Surbier do të jetë Lushnja-Elbasani (në skaner forma e Endri Vrapit dhe Nevil Dedes).

E enjtja ofron sfidën Tirana-Shkumbini dhe i vëzhguari special i Ari Hanit do të jetë Migen Memelli, golashënuesi më i mirë aktual i kampionatit shqiptar, që me 20 golat e tij në 18 ndeshje të aktivizuara në të dy kompeticionet (12 në kampionat e 8 në Kupën e Shqipërisë), duket se i pëlqen jo pak ish-trajnerit që ka drejtuar në Kinë e Kamerun. Te Tirana luajnë edhe mbrojtësi Andi Lila dhe mesfushori Ansi Agolli.

Sulmi i Shqipërisë A nuk ka ngrohur shumë në katër ndeshjet e para zyrtare, ku reparti i avancuar ka realizuar vetëm një nga tre golat e shënuar nga përfaqësuesja jonë, pikërisht në fitoren 3-0 kundër Maltës.

Shqipëria nuk e ka gjetur golin në dy ndeshjet e fundit zyrtare, ato kundër Hungarisë e Portugalisë, dhe objektivi i madh, fitorja, pa dyshim që duhet të mbërrijë përmes të paktën një goli të shënuar. 

Ndërsa Migen Memelli, i grumbulluar vetëm në zborin e Antalias nuk ka pasur më parë një ftesë nga Hani, Xhevair Sukaj, asokohe me Hacettepe në Turqi, ishte pjesë e skuadrës që udhëtoi në barazimin 1-1 kundër Azerbajxhanit.

Gjithsesi, lista përfundimare e Kombëtares për ndeshjen e pestë zyrtare të Shqipërisë, sipas fshf.org, do të publikohet nga trajneri Ari Han vetëm ditën e premte.

Në dyshim të fortë për shkak dëmtimesh janë kapiteni Altin Lala e zëvendëskapiteni Lorik Cana, ndërkohë që u është rikthyer stërvitjeve me ekipin e tij qipriot, një nga pikat më të forta të kuqezinjve, portieri Arjan Beqaj (vetëm 2 gola të pësuar në katër ndeshje).

Shiritin e kapitenit në ndeshjen e fundit të Kombëtares shqiptare, në miqësoren kundër Azerbajxhanit (1-1) e mbajti Ervin Skela, i cili shënoi në atë takim golin e dhjetë të tij me fanellën kuqezi, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i grupit aktual të kuqezinjve.

E Marte, 03 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›