Ahmed Januzi, kuqeziu i dhjetë nga KosovaJanuzi bëhet kështu kosovari i dhjetë pas Lorik Canës, Arjan Beqajt, Armend Dallkut, Debatik Currit, Besart Berishës, (luajnë aktualisht), si dhe Besnik Hasit, Mehmet Dragushës Blerim Rrustemit, Bekim Ka

Ahmed Januzi i ka të gjitha “kartat” në rregull për të luajtur zyrtartiasht me Kombëtaren U-21 dhe atë A të Shqipërisë. Sulmuesi i talentuar 20-vjeçar kosovar – luan në Ukrainë me Vorskla Poltavan - pas shpalljes së dekretit të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për marrjen e nënshtetësisë shqiptare, tashmë u pajis edhe me pasaportën e Republikës së Shqipërisë.
Lajmi i gëzuar u dha nga faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit, fshf.org, që ka botuar edhe një foto ekskluzive të Januzit duke treguar pasaportën.
Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, kosovarët Debatik Curri e Armend Dallku, dhanë kredenciale të forta për cilësinë e Januzit, me të cilin luajnë bashkarisht te Vorskla Poltava, ndërkohë që trajneri i Shqipërisë U-21, Artan Bushati, mbeti i mrekulluar nga performanca e Januzit në miqësoren e fituar 3-0 ndaj Maqedonisë në Ohër, të zhvilluar disa kohë më parë.
Januzi bëhet kështu kosovari i dhjetë pas Lorik Canës, Arjan Beqajt, Armend Dallkut, Debatik Currit, Besart Berishës, (luajnë aktualisht), si dhe Besnik Hasit, Mehmet Dragushës Blerim Rrustemit, Bekim Kastratit (të cilët nuk janë më pjesë e kuqezinjve).
E Marte, 03 Shkurt 2009