E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani-Dinamo, “xhaketa” është TaullauTakimi tjetër intrigues i javës së 19-të, ai midis Vllaznisë kryesuese dhe Besës do të gjykohet nga Lorenc Jemini, që së fundi i kishte drejtuar shkodranët në “Loro Boriçi” në humbjen me Dinamon (0-1).

Derbi i kryeqytetit Partizani-Dinamo (të mërkurën, 14:00) i është besuar Artan Taullahut. Takimi tjetër intrigues i javës së 19-të, ai midis Vllaznisë kryesuese dhe Besës do të gjykohet nga Lorenc Jemini, që së fundi i kishte drejtuar shkodranët në “Loro Boriçi” në humbjen me Dinamon (0-1).

Sfida e nxehtë Apolonia-Bylis do të jetë nën “bilbilin” e gjyqtarit të ri Remzi Sadiku. Flamurtari-Teuta ka si “xhaketë të zezë” tiranasin Kridens Meta, ndërsa sfida përmbyllëse e kësaj jave, Tirana-Shkumbini është e tëra e Aranit Lulajt. Lushnja-Elbasani ka si të “parë” laçianin Sokol Çekaj.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA XIX
04.02.2009

Apollonia-Bylis (Sadiku)
Lushnja-Elbasani(Çekaj)
Vllaznia-Besa (Jemini)
Partizani-Dinamo (Taullau)
Flamurtari-Teuta (Meta)
05.02.2009
Tirana-Shkumbini (Lulaj)

Kategoria Superiore.

Lojtaret e pezulluar per shkak kartonash qe nuk mund te aktivizohen ne javen e
19 Kategoria Superiore.
• Apolonia – Agim Meto (3v)
• Shkumbini – Arlind Nora (3v)
• Flamurtari – Roberto Alviz (3v)
• Bylis – Polizoi Arberi (3v)
• Tirana – Bledar Devolli (3v)
Devis Mukaj (2v 1k)
• Dinamo – Elvis Kotorri (1k)
Julian Brahja (2v 1k)
Artion Poci (3v)
Danilo Nikolic (3v)
• Vllaznia – Dritan Smajlaj (3v)

E Marte, 03 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›