Amendime per projektligjin e SHKB
Neni 2
Misioni i SHKB duhet plotesuar se nepermjet cfare do ta garantoje komunitetin, pasi ky sherbim nuk ka tagra per kete, por vjen si rrjedhoje. Duhet riformuluar.
Neni 3
Ne piken a) Duhet te jete me e qarte, pasi veprat penale qe kryhen nga personeli (jo punonjesit) i PSh, qe te jene objekt i punes se SHKB duhet te jene ne lidhje me detyren apo per shkak te saj, dhe jo per cdo veper penale. Gjithashtu duket shantazhues togfjaleshi "pavaresisht nga funksioni dhe grada" pasi personeli i PSh eshte nje i gjithe, duke filluar nga P.P. Policise e deri tek kursanti qe emerohet rishtaz ne polici. Kjo vlen ne cdo vend ku eshte perdorur ky togfjalesh (psh neni 23).
Ne piken b) Ky atribut nuk mund te jete permanent, por vetem ku ka indice apo anomali per te cilat gjykohet e vleresohet per te kryer nje inspektim, perndryshe dublohet roli menazhues i strukturave dhe funksioneve drejtuese ne PSh.
Konstatohet se punonjesit e Gardes se Republikes nuk jane objekt i ketij sherbimi. Kush do ta kontrolloje Garden??? Nese Garda do te kontrollohet nga nje strukture brenda saj, atehere edhe ShKB duhet te jete pjese e Policise se Shtetit.
Ne Nenin 4
Ne piken 4, duhet patjeter te jepen se kush jane apo konsiderohen "teknika te vecanta hetimore", pasi ne legjislacionin tone jane terma te panjohura. Pastaj a do te ishte e udhes qe te perdoren "teknika hetimore" jashte procedimeve penale??? E per me teper per te testuar Etiken dhe Integritetin e nje punonjesi. Kjo ka lidhje edhe me rregullimet qe duhet bere ne Nenin 24, pika 6 e Projektligjit.
Do te ishim dakord me termin "teknika informative", me kusht qe te percaktohet me ligj:
Llojet dhe kush jane keto teknika
Rastet, kriteret dhe procedurat e perdorimit
Menyren e evidentimit, administrimit te dokumentacionit perkates dhe strukturat qe do t'i administrojne ato
Si dhe kush i shfrytezon keto materialeve informative te grumbulluara
Ne Nenin 8
Pika 1 duhet ndryshuar duke u formuluar "Punonjesit e ShKB pajisen me dokument identifikimi, te cilin e paraqesin sa here duhet te nderhyjne per realizimin e detyrave te tyre. Krijohet pershtypja se ngaterrohet dokumenti i identifikimit me Distinktivin, pasi dokumente identifikimi duhet te mbajne edhe kursantet edhe punonjesit ne prove (duhet sqaruar).
Ne nenin 11
Ne piken 1, ne fund te rreshtit 4 duhet specifikuar, per blerjen e provave dhe perdorimin e "teknikave speciale te hetimit", e jo "te veprimtarise procedurale penale".
Ne piken 2, nuk ka nevoje te percaktohen me VKM por me akt normativ te Ministrit.
Ne nenet 12 dhe 14
Ka dualitet kompetencash. Duhet te dale me e qarte se kush eshte pergjegjes per veprimtarine e ShKB.
Gjithashtu ne piken b) te nenit 12, duhet hequr, pasi mendojme se eshte detyre me karakter operacional.
Ne nenin 14, pika 1, do te sugjeronim qe emerimi dhe lirimi nga detyra e Drejtorit te Pergjithshem te ShKB te behet nga KM, sic eshte edhe per drejtoret e tjere te pergjithshem te Administrates Publike.
Ne nenin 16
Pika 2 duhet e pazbatueshme, pasi ne menyren se si eshte formuluar duket se percaktohet qe ky person te jete drejtor i pergjithshem i perjetshem.
Ne nenin 17
Ne nenin 17, pika 4, germat a) dhe c) te riformulohen.
Ne nenin 19
Ne nenin 19, paragrafi 1, germa b) bie ndesh me nenin 16, pasi cenon mandatin e qendrimit ne detyre.
Ne nenin 20
Ne nenin 20, paragrafi 1, germa a), kompetencat e punonjesit te PSh i kane vetem ata dhe askush tjeter, per me teper qe keto nuk i sherbejne ne detyrat e tyre. Gjithashtu nuk ka sens te thuhet se ka atributet e PGJ pasi eshte tek kompetencat Neni 21, pika 3.
Ne nenin 21
Ne nenin 21, pika 3, te hiqet fjala "policore", si dhe ne fjaline e dyte ky dokument duhet te jete akt normativ i nxjerre nga Ministri.
Ne nenin 22
Ne nenin 22, nuk ka asnje arsye qe punonjesit e ShKB te kene mjete force, me perjashtim te armatimit personal. Gjithsesi, nese do te gjykohet e nevojshme te percaktohen me VKM.
Ne nenin 23
Ne nenin 23, perdoret termi "autoritetet e PSh", ne ligjin tone nuk e njohim kete koncept.
Ne piken 3, duhet percaktuar si ne KPP, "... ne vepra penale qe ndiqen kryesisht..."
Pika 5 te riformulohet me "Ne rastet kur punonjesit e Policise se Shtetit ndalojne ose arrestojne ne flagrance personel policie, te njoftojne menjehere ShKB-ne. Nuk ka tager policia te njoftoje per hetime, pervecse prokurorin qe ndjek ceshtjen.
Per ato cka tenton te rregulloje pika 6 e nenit 23, bie ndesh me ligjin "Per parandalimin e konfliktit te interesit" dhe me ligjin "Per deklarimin e pasurive te zyrtareve te Larte".
Pika 8 duhet te riformulohet, nese mund te marre dokumente, ato duhet te jene kopje, e per me teper ne raste rigorozisht te percaktuara. Ne keto duhen perjashtuar dokumente qe lidhen me hetimin.
Ne nenin 27
Neni 27, duhet riformuluar fjalia e pare e paragrafit te pare. ShKB nuk ka qellime, por vetem Mision dhe Objekt te veprimtarise.
Ne nenin 29
Per nenin 29, sugjerojme qe do te ishte me efeciente qe ShKB te kryente inspektim te jashtezakonshem, si dhe duke e shtuar rastet e ketij inspektimi, jo aq sa eshte percaktuar ne piken b). Inspektim te zakonshem nuk duhet te kete, pasi kjo eshte detyre permanente e menaxhimit policor.
Ne nenin 30
Ne nenin 30, kompetencen per te autorizuar fillimin e inspektimit te jashtezakonshem duhet te kete vetem ministri.
Ne nenin 33
Ne nenin 33, pika 1, germa b), te percaktohet "me perjashtim te fashikujve te hetimit", ne paragrafin 2, mund te marrin kopje te dokumenteve.
Pika 5 eshte e tepert, pasi rastet e tilla jane percaktuar ne Rregulloren e Disiplines se Policise se Shtetit.
Ne nenin 34
Ne nenin 34, pika 4, shkel parimet e vendosura me siper.
Ne nenin 43
Ne nenin 43 eshte e nevojshme te riformulohen pika c), c) dhe dh).
Ne nenin 45
Ne nenin 45, titulli te rishkruhet "Detyrime gjate ushtrimit te kompetencave".
Ne nenin 49
Ne nenin 49, pika 1 te riformulohet "Punonjesi i ShKB eshte i detyruar te zbatoje rregullat e vendosura per informacionin e klasifikuar".
Ne nenin 55
Ne nenin 55, paragrafi 2, flitet per uniforme, kur nuk ka asnje nen qe te percaktoje kush eshte ajo, dhe kush e miraton ate.
Ne nenin 69
Ne nenin 69, paragrafi 1, germa c) dhe c), duhet te ndryshoje emertimi i gradave. Pasi bie ndesh me percaktimin e bere ne ligjin "Per Policine e Shtetit".