E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmime per politikanet amerikane

Dy politikane amerikane, Eliot L. Engel dhe Frank G. Wisner, jane nderuar me cmime per perpjekjet e tyre te vecanta per Shqiperine dhe Kosoven, gjate nje mbremje te organizuar ditet e fundit ne Manhatan, ne Nju Jork. Cmimi "Duart e Shpreses" per F.G.Wisner, ambasador i SHBA-se ne grupin e bisedimeve per statusin e Kosoves dhe ai i "Arritjeve te Perjetshme" per perfaqesuesin e Kongresit amerikan Eliot L. Engel, u akordua nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan, i cili ka nderuar me cmime te tilla dhe figura te tjera te shquara si B. Klinton, M. Ollbrajt, B. Dole, J. Rubin, Soren Jesen Petersen, U.Klark. Ne mbremjen "Te perqafojme pjesemarrjen e shendoshe te shqiptareve ne bashkesine boterore", krahas shume bashkatdhetareve ishin te pranishem dhe Ministri i Jashtem Lulzim Basha dhe perfaqesuesi ne OKB, Ardian Neritani. Kreu i diplomacise shqiptare gjeti rastin qe te falenderonte dhe presidentin Xhorxh W. Bush per Pavaresine e Kosoves dhe Ftesen e Shqiperise per Anetaresim ne NATO.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›