E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipine, vritet në një pritë prifti italian

Një prift italian është vrarë në orët e parë të mëngjesit të së hënës në një pritë në jug të ishullit të Filipineve.
Prifti italian Fausto Tentorio, i cili jetonte prej tridhjetë vitesh në Filipine, në juglindje të Azisë ishte pastor i qytetit Arakan, në provincën veriore të Cotabato-s.
At Tentorio u vra nga një person i armatosur me pistoletë rreth orës 8:45, me orën lokale.
Policia vendase ka nisur hetimet, por ende nuk dihen arsyet e vrasjes së priftit italian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›