Amerika përkujtoi viktimat e 11 shtatorit 2001

Shumica e shërbimeve përkujtimore sot në Nju Jork u shënuan nga momente heshtjeje dhe reflektimi, ndërsa Amerika kujtoi viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Anëtarët e familjeve të atyre që vdiqën nga këto sulme janë mes atyre që morrën pjesë në shërbesat gjatë gjithë ditës dhe të parët që vizituan parkun prej 6 presje 5 hektarësh ku dikur ngriheshin kullat binjake.
Një qetësi pikëlluese mbuloi sheshin ndërsa lexuesit thirrën emrat e gati 3 mijë njerëzve të vrarë nga sulmet, përfshi anëtarë të familjeve të tyre.
Duke veshur shirita blu në kujtim të viktimave shumë lexuan me lotë në sy emrat, duke u thënë baballarëve, nënave apo anëtarëve të tjerë të familjes që dhanë jetën se i kishte marrë malli dhe i donin shumë. Shumë vështronin qiellin, me fytyrat e ngrohura nga dielli i mëngjesit të sotëm, duke kujtuar atë ditë të tmerrme 10 vjet më parë.
Vionçelisti amerikan me origjinë franceze Jo Jo Ma interpretoi gjatë ceremonive në Nju Jork duke luajtur një solo ndërsa Roja e Nderit hapi portën e hyrjes për familjarët në Memorialin Plaza.