Amerika përkujton 11 shtatorin, arrihet marrëveshje për Muzeun e Kujtesës
Pas polemikave të gjata, më në fund është arritur një marrëveshje pak orë përpara përvjetorit të 11-të të sulmeve të 11 shtatorit. Në këtë mënyrë i është hapur rruga kompletimit të Muzeut të Kujtesës në Ground Zero, ku ngriheshin Tëin Toëers në Nju Jork.
Muzeu, i krijuar për të dokumentuar sulmet terroriste dhe për të nderuar kujtimin e rreth 3.000 viktimave, duhej të hapej këtë muaj, por punimet u ndërprenë një vit më parë, për shkak të përplasjeve se kush do të paguante për memorialin. Protagonistë të diskutimeve janë kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg (i cili është edhe president i Fondacionit që kontrollon National 9\11 Memorial and Museum) dhe nga ana tjetër guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo dhe ai i Nju Xhersit, Chris Christie, që kontrollojnë Porth Authority, pronar e world Trade Center.
Marrëveshja e arritur jep garanci për koston për kontribuuesit dhe vizitorët, e nga ana tjetër siguron rinisjen sa më shpejt të punimeve që do të vijojnë deri në kompletimin e muzeut, ka thënë Cuomo. Marrëveshja ka zgjidhur në letër termat e përgjithshëm dhe problemet e koordinimit dhe financimit, por nuk hyhet në detaje. Gjithashtu nuk dihet ende nëse struktura, do të përfundojë brenda vitit 2013.
Ndërkaq Amerika po përgatitet për të kujtuar sulmet e 11 shtatorit. Presidenti Barack Obama do të kujtojë viktimat në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani, ndërkohë që në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet një minutë heshtje. Çifti presidencial do të marr pjesë në një ceremoni që do zhvillohet në Pentagon. Në Nju Jork të afërmit e viktimave do të mblidhen në Ground Zero për leximin e emrave. Ceremonia do të nisi në orën 8:39 (14:39 ora në Shqipëri), në National September 11 Memorial Plaza ku dikur lartësohej world Trade Center.
11 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Amerika përkujton 11 shtatorin, arrihet marrëveshje për Muzeun e Kujtesës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip