E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksat, njeriu më i pasur i Francës kërkon nënshtetësi belge

Lajmërimi i Arnault, i cili ka një pasuri prej më shumë se 30 miliardë paundësh, vjen pasi Presidenti Hollande pranoi se atij nuk “i pëlqejnë të pasurit”.

Francois Hollande kishte premtuar që gjatë fushatës elektorale se do të rriste taksat në 75% të fitimit për çdo person me mbi një milionë dollarë të ardhura në vit.

Arnault, prej kohësh ka kritikuar iniciativat e reja të taksimit të Hollandes teksa sot njoftoi se ka bërë kërkesë për të marrë nënshtetësi të dyfishtë, frako-belge. Ai  tashmë pritet që të kalojë më shumë kohë në rezidencën e tij në belgjikë se sa në Francë, shkruan “DailyMail”.

Ish-kryeministri i Francës, Francois Fillon, ka reaguar ashpër duke thënë se kur qeveria merr “vendime të tilla idiote, do të ketë edhe pasoja të tilla të tmerrshme”./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-09-10 15:43
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›