E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Amerika u ngrit edhe më e fortë në sy të njerëzimit”

12-09-2011 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli me rastin e 10 vjetorit të sulmit terrorist të 11 Shtatorit kujton me dhimbje humbjen e 3000 jetëve.
“Edhe Kuvendi i Shqipërisë sot kujton me dhimbje humbjen e 3000 jetëve të 10 viteve më parë nga një sulm terrorist. Sot edhe shqiptarët bashkohen me popullin amerikan në këtë ditë  meditimi e nderimi për jetët e ndërprera. Me një fuqi të madhe shpirtërore Amerika u ngrit edhe më e fortë në sy të mbarë njerëzimit. Me guxim e me besim tek Amerika, në emër të lirisë, amerikanët u bashkuan edhe më shumë me njëri-tjetrin. Sot flamuri amerikan ngrihet me shumë krenari në emër të lirisë dhe të vlerave universale”, u shpreh Topalli

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›