Edi Rama do t’ua hedhë socialistëve dhe ndërkombëtarëve deri në kongres
Socialistëve po u ofrohet një wikileaks privat, i paverifikueshëm dhe sipas stomakut të kryetarit. Ai bën letra të hapura e shkrime, për t’u thënë vartësve se po bën opozitë e po ua mbron interesat. Por gënjeshtra është e përmasës ndërkombëtare, pasi njëkohësisht, po tentohet të paraqitet ndërprerja e bojkotit si reformë, edhe pse mbetet në fuqi urdhri për të mos votuar asnjë projektligj. Gjithçka është një taktikë mashtruese që kërkon të fitojë kohë deri me 5 nëntor, kur do privatizohet partia e do të përzihet disidentët
Koha e cila, duket nuk është në favor të Edi Ramës, është gjëja më e rëndësishme për atë, të paktën deri në kongresin e 5 nëntorit të këtij viti. Pikërisht, në funksion të përfitimit të kësaj kohe, për të mos ju lënë shkas dhe arsye ët tjerëve, sigurisht brenda PS-së (ku edhe ai ka problemet më të mëdha, për shkak të “fatit’ të postit të kryetarit të diskutueshëm të partisë), që të merren me atë, ka zgjedhur të bëjë inekzistentin dhe shurdh-memecin…
Ah po…
Ai, i cili tashmë ka gjithë kohën e domosdoshme në dispozicion, i është rikthyer letrave të hapura e shkrimeve, për t’u thënë se po bën opozitë e po u mbron interesat. Këtë gjë ai e ka bërë edhe vite e vite më parë..., por sepse tashmë letrat e hapura dhe editorialet me bazë Wikileaksin, duhet të konsiderohet si “kryebërje opozite” dhe kur shkruante, bie fjala “Ina, Ina, hiqi brekët”, duhej konsideruar “publicistikë”, një dreq e kupton dhe e merr vesh...
Nejse, Edi Rama ia ka dalë, që me kapërcimin nga “publicistika” e tipit “Ina, Ina, hiqi brekët”, te “të kryebërjes opozitë”, me kabllogramet e Ëikileaksit, të vërë në gjumë anëtarësinë dhe strukturat e PS-së, por, pse jo edhe të gënjejë ndërkombëtarët...
Duke ju ofruar socialistëve një Wikileaks privat, të paverifikueshëm dhe sipas stomakut të tij…, ai po arrin që “me një gurë të vrasë dy zogj”... Nga njëra anë, të sulmojë zërat kundër, përfshi edhe Gramoz Ruçin, të cilëve ju ka dalë emri në kabllogramet e Wikileaksit... Dhe nga njëra anë, t’ju tregojë anëtarësisë dhe strukturave të PS-së, se ai edhe me letra të hapura dhe editoriale, është duke bërë opozitë, por se na radhë të parë, duhen sqaruar disa situata me disa drejtues të PS-së, që ju ka dalë emri në kabllogramet e Wikileaksit. Kjo sigurisht, është edhe një mesazh, për “kongresmenët” të cilët në 5 nëntor, “duhet të jenë në lartësinë e kërkuar të vigjilencës” dhe të linçojnë këdo që i ka dalë emri apo jo te Wikileaksi, por që do të guxojnë të thonë ndonjë fjalë “kundër’ Edi Ramës, apo, apo, të guxojnë e të akuzojnë atë për “humbje zgjedhjesh”.
Por, me heshtjen e tij, me sjelljen prej shurdh-memeci, por me letrat hapura dhe editorialet, ai njëherazi po tenton të gënjejë edhe ndërkombëtarët.
Ndërsa, lart e poshtë “shpërndan fjalë” se do të ndërpresë bojkotin, pa ju lënë kohë konfirmimit të këtyre thashethemeve, biles, biles, për të kundërtën, moskonfirmin e tyre, ai nxjerr Vasilika Hysin para mediave për të deklaruar se puna e bojkotit është një blof, dhe se opozita dhe deputetët e saj, nuk do të votojnë asnjë prej ligjeve që janë shtysë për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
Për ta bërë sa më të besueshme para ndërkombëtarëve qëndrimin e tij të shtirur, ai bën sikur ju bën qejfin në emër të “solidaritetit për 11 shtatorin”, por nga ana tjetër, brenda të njëjtës letër të hapur, apo editoriali të radhës, ai edhe këtë ngjarje të rëndë tragjike, me bazë terrorizmin, e ngatërron dhe e përzien qëllimisht me kabllogramet e Ëikileaksit... Pikërisht, këtu ai më shumë se kurrë del zbuluar dhe i dekonspiruar në sjelljen e tij “me dy fytyra”. Duke ngatërruar me dashje, përmbajtjen subjektive të kabllogrameve të Wikileaksit me ngjarjen e rëndë terroriste të 11 shtatorit, Edi Rama, i ndërgjegjshëm se midis tyre nuk ekziston asnjë lidhje, nuk mundet gjithsesi të fshehë një lojë hipokrizie me politikën shqiptare dhe ndërkombëtarët, për të fituar kohë deri me 5 nëntor. Kjo kohë është e domosdoshme për atë, sepse ndërsa në 5 nëntor ëndërron të privatizojë krejtësisht partinë, ai do ti japë mundësi vetes pas kësaj, të përzërë kundërshtarët prej saj, si edhe të vazhdojë të zhgënjejë ndërkombëtarët (sikurse në dy vitet e kaluara), me sjelljet e tij bojkotuese dhe protestash të dhunshme, nën qëllimin e vetëm të të pasurit kohë për njëfarë parapërgatitjeje për betejën e vitit 2013...