EULEX: Vendimet në Kosovë i merr vetëm qeveria e Kosovës
Goran Bogdanoviç, kreu i të ashtuquajturës "Ministri për Kosovën dhe Metohinë" në qeverinë serbe dhe Mllagjan Gjorgjeviç, këshilltar i Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, nuk u lejuan javën e kaluar të shkonin në Kosovë. Ata kishin planifikuar të vizitonin vendbanime me popullsi serbe. Pas reagimit të tyre, kryezëdhënësi i EULEX-it, Kristof Lamfalusia, ka shpjeguar për gazetën serbe "Politika", se vendimet në Kosovë i merr vetëm qeveria e Kosovës.
Çfarë roli, në rastin e vizitës së parealizuar së dy zyrtarëve të lartë serbë në Kosovë, ka misioni i EULEX-it për sigurinë dhe vendosjen e shtetit të rendit dhe të ligjit?
EULEX-i ka një mandat të kufizuar në Kosovë dhe ai konsiston te mbikëqyrja dhe dhënia e këshillave autoriteteve kosovare në fushën e drejtësisë, policisë dhe doganave. Ne nuk jemi në Kosovë që të marrim vendime, por të japim ndihmë.
Cili ishte roli i EULEX-it në këtë rast, vetëm të transmetonte mesazhin?
Për sa i përket çështjes se kush mund të vijë në Kosovë për vizitë zyrtare, vendimin e merr qeveria. Ne nuk transmetuam ndonjë mesazh në këtë rast. Ashtu, sikurse e kemi shpjeguar tashmë, kërkesat e qeverisë serbe tani shkojnë në zyrën e përfaqësuesit të Havier Solanës në Beograd që, nga ana e saj, ia dërgon përfaqësuesit special të BE-së, Piter Feith, në Prishtinë. Ky i fundit, nga ana e tij, më pas, ua jep autoriteteve kosovare që e marrin vetë vendimin përkatës. Në asnjë moment të këtij procesi, EULEX-i nuk është përfshirë, madje as në transmetimin e kërkesës. Vendimin përfundimtar e ka marrë qeveria e Kosovës. EULEX-i mund të përfshihet vetëm në ofrimin e shoqërimit, kur të jetë marrë vendimi përkatës.
Do të vazhdoj EULEX-i të qëndrojë vëzhgues, në qoftë se vazhdon shkelja e lirisë së lëvizjes nga ana e autoriteteve të Prishtinës?
EULEX-i, si një mision që mbështet vendosjen e ligjit dhe të së drejtës, nuk ndodhet në Kosovë që të gjykojë nëse ndonjë vendim i qeverisë është ose jo i drejtë. Qeveria është përgjegjëse për vendosjen e marrëdhënieve të mira me vendet fqinje.
A do të reagonte po kështu EULEX-i nëse autoritetet e Prishtinës do të ndalonin vizitën e ndonjë zyrtari nga një prej pesë vendeve të BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pasi është bërë e ditur se ministrit Bogdanoviç nuk iu dha leje për vizitën në Kosovë për shkak të deklaratave të tij?
Nuk mund t‘u jap përgjigje pyetjeve hipotetike, kur ka aq shumë reale.