Culi: Shqiperia, prapa me lirine e medias
PSD reagoi dje ne lidhje me raportin e fundit te organizates "Freedom House", qe ben nje pasqyrim dhe grafik te lirise se shtypit ne te gjithe boten. Deputetja e PSD-se, Anetare e Komisionit parlamentar te Medias, Diana Culi, gjate nje konference per shtyp tha, se ditet e fundit, ne raportin e pervitshem te organizates "Freedom House", qe ben nje pasqyrim dhe grafik te lirise se shtypit ne te gjithe boten, Shqiperia renditet ne vend te 105 pas Senegalit dhe para Kongos, ne nje liste me 195 shtete, nderkohe qe fqinjet tane si Serbia, Mali i Zi e Maqedonia jane disa vende me siper. Sipas saj, raporti i "Freedom House" nenvizon, se "ngrihet dukshem shqetesimi se gazetaret nuk i njohin te drejtat e tyre, se shume prej tyre punojne pa kontrate dhe se autocensura eshte nje dukuri mbizoteruese, se televizionet kryesore kane me shume fitime, por ato ndjejne presionin e kompanive te medha, te lidhura me politiken, se tregu i radiove mbizoterohet nga muzika dhe emisionet zbavitese etj".