Mediu, sot takim me gazetaret per Gerdecin
Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu, do te mbaje diten e sotme nje konference te gjate me gazetaret, per te shpjeguar edhe rolin e tij ne lidhje me tragjedine e Gerdecit, me 15 mars. Burimet bejne te ditur se Fatmir Mediu do te bej publike sot edhe nje pjese tjeter dokumentacioni, ne te cilat del ne pah fakti se ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, nuk ka qene pergjegjes kryesore per ngjarjen e Gerdecit. Nga ana tjeter, ne menyre te detajuar, pritet qe ish-ministri Mediu te tregoj rolin dhe pergjegjesine e tij per Gerdecin dhe te zhvilloje bashkebisedim te lire ne lidhje me pyetjet qe mund te vijne nga gazetaret ne lidhje me kete ceshtje. Ne kete menyre, duket se ish-ministri i Mbrojtjes, njekohesisht kreu i PR-se, Mediu, ka nisur " fushaten" per te treguar pafajesine e tij per ngjarjen qe tronditi Gerdecin me 15 mars, kur ne zone shpertheu edhe fabrika e demontimit te armeve. Por, kjo nuk eshte hera e pare kur perfaqesuesit e Partise Republikane bejne publike dokumente, te cilat tregojne se Fatmir Mediu, si ish-minister i Mbrojtjes, nuk ka pergjegjesi per kete ngjarje. Pak dite me pare, kreu i Grupit parlamentar i Partise Republikane, Arian Madhi, duke deklaruar se Mediu nuk ka pergjegjesine kryesore per ngjarjen, beri publike disa dokumente, te cilat i jepnin nje pjese te mire te pergjegjesise per ngjarjen Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura dhe drejtuesit te ketij shtabi, Luan Hoxhes. Kjo menyre komunikimi e republikaneve me median dhe publikun ka nisur pasi Prokuroja e Pergjithshme, Ina Rama, kerkoi lenien e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ne menyre qe ai te niste te deshmonte ne lidhje me pergjegjesite e tij per ngjarjen tragjike. Perfaqesues te PR-se pas kesaj kerkese nga prokuroria, deklaruan se ajo ishte e nxituar dhe se Ina Rama kishte marr rolin e gjykates kur bente akuza per ish-ministrin e Mbrojtjes.
F.Mejdini
F.Mejdini