E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isa Mustafa pro ndërmarrjeve shoqërore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka arsye që të zhvillohen procedura të tjera për kompanitë e Gjakovës të cilat në vitet e 90 janë shpallur si shoqëri aksionare. “Duhet të pranohet ajo që është bërë atëherë, ajo siguron se diçka do të punohet dhe do të ringjallet prej asaj ekonomie, në vend që t’i shitet si pronë dikujt dhe të pritet edhe 10-15 vjet, derisa ai të bënë pare të aktivizohet”, ka thënë Mustafa. 

Këto komente ai i ka bërë të shtunën pasdite në Gjakovë, duke ju përgjigjur në pyetje, gjatë një takimi që është organizuar nga dega e LDK-së në Gjakovë, ku ndër të tjera kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të biznesit si edhe të shoqërive aksionare.

Ai ka thënë se Gjakova pasur një kulturë ndërmarrësie, ndërsa vet themelimi i shoqërive aksionare ka qenë specifik në atë kohë.

“ Këtu nuk duhet ta fshehin se në Gjakovë ka pas një kulturë ndërmarrësie që është zhvilluar pak më heret se sa në mjediset tjera në Kosovë, ku njerëzit kanë marrë fatin e kompanive në duart e veta dhe se në atë periudhë është pranuar si e tillë”, ka thënë Mustafa. Në kohën e themelimit të AKM-së ka qenë e paqartë se pse mos të shkoi edhe Gjakova në procedurat e AKM-së, ashtu siç shkojnë të gjitha. Trajtimi i këtyre problemeve është marrë në mënyrë mekanike. Rezultatet që kanë dalë nga privatizimi nuk ka qenë asgjë më i mirë, se sa do të kalonin firmat në Gjakovë, nëse do të pranohej ajo që ka qenë si rezultat I themelimit të shoqërive aksionare”.

“Unë jam i bindur edhe ne si LDK të kemi nevojë të kërkojmë që të zhvillohen procedura të tjera tek kompanitë në Gjakovë, por të pranohet ajo që është bërë atëherë”, ka thënë ndër të tjera Mustafa./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›