Pritjet deri në 18 orë, kolona 4 kilometërshe

U nis për festa nga Gjermania për në Podujevë. Por, që nga ora tre e mëngjesit të sotëm S.Berisha bashkë me familje është ndaluar në në Suboticë, në vendkalimin kufitar Serbi_Hungari.
Klan Kosova ka mësuar se atij i është konfiskuar pasaporta dhe dokumentet tjera gjermane, dhe që nga ajo kohë është duke qëndruar pranë pikës kufitare, ndërsa nuk ka të drejtën as të kthehet mbrapsht për Gjermani, e as nuk po i lejohet të vij në Kosovë.
Ai i tha televizionit nëpërmjet telefonit se dokumentet i janë konfiskuar pa ndonjë arsye. Ndërkaq policët serb vazhdimisht po e tallin duke i thënë se le ta thrras në ndihmë tani Hillay Klintonin e Medeline Albright.
Automjetët në kufi, duke krijuar radhë po presin nga pesë orë mesatarisht./Indeksonline/